Akrepat kthehen një orë pas, ja kur ndryshon ora

Ora dimërore rikthehet të dielën më 29 tetor, pas mesnate ora do të kthehet nga 03:00, në 02:00.

Kompjuterët, celularët dhe pajisjet e tjera moderne që tregojnë kohën e saktë do të “kalojnë” automatikisht në kohën e dimrit.

Nëse keni ende një tregues të kohës analoge ose një pajisje më të vjetër, akrepat duhet të kthehen manualisht një orë pas.

Nuk është arritur ende një marrëveshje për propozimin e katër viteve më parë të Komisionit Evropian për heqjen e ndryshimit sezonal të orës në javën e fundit të marsit, pra në tetor. Ora ndryshon me qëllim kursimin e energjisë elektrike duke shfrytëzuar dritën natyrale./  S.M