Universitetet ‘fundosen’ në renditje/ Rankimi, bien rreth 200 vende në vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria radhitet në fund të listës në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm sa i takon cilësisë së universiteteve për Evropën Jugore.

Të dhënat e vitit 2023, tregojnë se katër Universite kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar.

Renditësi i parë i universiteteve, Times Higher Education World University Rankings ka përfshirë vetëm një universitet nga bota shqiptare, Universitetin e Prishtinës në pozicionin 1501 dhe asnjë nga Shqipëria. Sipas këtij vlerësuesi, universitetet më të mira në rajon janë 3 serbe, renditur ne vendet e 801+, 1001+ 1501+, 2 Universitete të Bosnjës dhe një në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa, vlerësuesi i dytë QS World University Ranking që në vitet e fundit ka bërë pjesë të rankimit katër universitete publike shqiptare (Universitetin e Tiranës, Universitetin e Durrësit, Universitetitn Politkenik të Tiranës dhe Universitetin Bujqësor) dhe 2 private, në renditjen më të mirë është Universiteti Bujqësor.

Universitetet shqiptare nga 688 në universitete në total renditen:
-Universiteti Bujqesor i 605
-Universiteti Durrësit i 606
-Universiteti i Politeknik i 658
-Universiteti i Tiranës i 677

Universiteti i Tiranës është vetëm 10 vende larg nga fundi i tabelës, pra i 677 nga 688 universitete të Evropës Jugore. Kjo tregon një rënie drastike për cilësinë e universiteteve në Shqipëri, pasi në vitin 2021 Shqipëria renditej tek fasha 301-350 dhe në 2022 midis vendeve 350-400.

Rënia këtë vit është me 200 vende ndërkohë në listën e rankimeve janë shtuar vetëm 146 universitete. Rankimi mbështetet kryesisht në studimet që universitetet botojnë në internet, botimet shkencore ndërkombëtare të profesoratit dhe kërkuesve shkencorë, si dhe botime të tjera me karakter akademik apo edhe opinione publike./kb

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV