Keni thonj të brishtë? Ja çfarë duhet të bëni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ju ndoshta shqetësoheni më shumë për ngjyrën që do t’i lyeni thonjtë sesa për thyerjen apo çarjen e tyre! Kjo ndodh thuajse me të gjitha vajzat, që duan duar të pastra dhe të bukura me thonj që shkëlqejnë nga nuancat e forta, dizenjot, lulet apo gurët. Por, kur episodi i parë i thyerjes ndodh, aty nis shqetësimi i vërtetë.

Nëse thonjtë tuaj thyhen apo çahen shpejtë, kjo është shenjë se i keni të brishtë.

Thonjtë bëhen të brishtë ose më të butë për shkak të faktorëve të tillë si plakja, dietë e dobët ushqyese, marrja e ilaçeve apo dëmtimi nga përdorimi i tepërt i kimikateve për pastrimin e shtëpisë.

Për fat të mirë, ka një sërë mundësish që ju mund të zgjidhni për të trajtuar dhe parandaluar thyerjen e thonjve.

Thonjtë priren të bëhen më të hollë dhe më të dobët me kalimin e moshes, për shkak se prodhimi i keratinës, proteinës që gjendet te thonjtë ngadalësohet me kalimin e moshës.

Ushqyerje jo e shëndetshme: Lëndët ushqyese si biotina (vitamina B7), zinku dhe hekuri janë thelbësore për thonjtë e fortë dhe të shëndetshëm. Nëse një prej këtyre lëndëve mungon, kjo bëhet shkak për brishtësinë e tyre.

Ilaçet: Problemet shëndetësore që trajtohen me ilaçe apo edhe kimioterapia, mund të çojnë në thyerje më të lehtë të thonjve.

Lëndimet: Kafshimi ose lëndimi bëjnë që thonjtë të dobësohen me kalimin e kohës.

Faktorët mjedisorë: Moti i ftohtë, i thatë ose ekspozimi ndaj kimikateve të ashpra, të tilla si produktet e pastrimit të shtëpisë, mund të largojnë lagështinë duke i bërë thonjtë të dobët dhe të brishtë.

Problemet shëndetësore: Çrregullimet e tiroides, anemia nga mungesa e hekurit, ekzema, osteoporoza, diabeti dhe infeksionet kërpudhore i bëjnë thonjtë të ndjeshëm ndaj thyerjes.

Lexo edhe :  Ledion Lico heq dorë nga drejtimi i BBVA? Ja cila moderatore pritet të zërë vendin e tij

Larja e shpeshtë e duarve çon në humbjen e lagështirës tek thonjtë.

Trajtimet: Përdorimi i shpeshtë i manikyrit, zgjatja e thonjve dhe açetoni (heqësi i manikyrit) mund të dobësojnë strukturën natyrale të thonjve dhe t’i thajnë ato.

Si të kujdeseni për thonjtë e brishtë?

-Nëse anemia nga mungesa e hekurit po shkaktojnë thonj të brishtë, marrja e ilaçece për këtë problem shëndetësor përmirëson gjendjen e tyre.

-Hidratojini duart dhe thonjtë me një krem ushqyes

-Merrni suplemente ditore të biotinës (vitamina B7)

-Aplikoni një shtresë manikyri forcues një herë në javë./E.Ç

Të fundit

Vrasja e Martin Canit, dëshmon oficerja e sigurisë në shkollën “Fan Noli”

Gjykata e Tiranës dëgjoi tre dëshmi në procesin ndaj të miturit të akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit...

SPAK sekuestron në Itali 4 milionë euro pasuri të organizatës së Suel Çelës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe autoritetet italiane kanë sekuestruar sot në Verona të Italisë 4 milionë euro pasuri të...

Mbi 1 mijë lëkundje sizmike godasin Japoninë!/ Autoritetet kërkojnë evakuimin e banorëve

Autoritetet japoneze kanë urdhëruar evakuimin e banorëve të ishullit Akuseki në Japoninë jugperëndimore, pas një tërmeti me magnitudë 5.5 Rihter që goditi rajonin të...

Vizita e Ramës në Bashkinë e Vlorës, kërkon dorëheqjen e nënkryetarëve

Kryeministri Edi Rama kërkoi shkarkimin e nëndrejtorëve dhe disa drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, gjatë vizitës që bëri në mëngjes në këtë institucion. Ai qëndroi...

Avokati çon katër gomerë para Kuvendit: Simbolizojnë kryeneçësinë

Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë. Koçi ka dërguar në ambientet e jashtme të Parlamentit katër...

Lajme të tjera

Web TV