Urimi plot dashuri i Sara Hoxhës për 1-vjetorin e lindjes së të bijës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët e personazheve të njohura të ekraneve apo pas tyre, por rriten sa hap e mbyll sytë, saqë ndonjëherë na duket e pabesueshme.

E vogla e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços sot bën plot 1 vjeçe dhe urimi i mamit të saj, përmes një postimi në Instagram, na ka impresionuar të gjithëve.

“Ti më ke ndryshuar jetën siç nuk e prisja dhe drita që ti rrezaton më ngroh shpirtin më së shumti. Unë i dua vëllezërit e tu pafund, por ti je përgjegjësia ime më e madhe në këtë jetë. Me delikatesën tënde më bën të kem më shumë merak për ty dhe përballjen rende me të ardhmen, e megjithatë jeta më ka treguar jo pak herë që ky është thjeshtë një paragjykim që na trashëgohet dhe mund të jesh ti ajo që i bëhesh krahë i fort vëllezërve duke mos harruar të duash me përkushtim prindërit, siç vetëm një vajzë di.

Besoj gëzimi më i madh një ditë do të jetë të kem rritur një vajzë të aftë për veten, me ëndrra plot dhe me vullnetin për ti ndjekur ato këtu në Shqipëri pa kërkuar shpresë diku tjetër, me dëshirën për tu munduar nga pak e çdo ditë, si gratë që do ta rrisin, për të përmirësuar vendlindjen e tyre e si rrjedhojë çdo brez që do të vijë. Sot ti nuk e kupton por kur të rritesh do shohësh rreth teje gra të jashtëzakonshme që krijojnë rrugën e tyre dhe punojnë për një të ardhme më të mirë, për veten e tyre, por më së shumti për ndikimin që do kenë në jetën tënde. Mami të do shumë Ruya papatuya”, ka qenë ky urimi i gjatë dhe plot dashuri i Sara Hoxhës, për të bijën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)

Të fundit

Erald Kapri: Mandati ynë është i ‘çimentuar’, Do jemi opozita e vërtetë në parlament

Deputeti i zgjedhur më 11 maj nga partia Mundësia, Erald Kapri, duke komentuar procesin e rinumërimit deri më tani, theksoi...

Ekzekutoi mikun e tij për një orë ‘Rolex’, Gjykata dënon me burg përjetë Kristi Cenajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm dënon me burg përjetë Kristian Cenaj. Kristin Cenaj u dënua për veprën penale ‘vjedhje me pasojë vdekjen’. Në maj...

PAMJET/ Stuhi me reshje të dendura shiu e breshri në Belsh, përmbyten rrugët!

Pas orës 14:00 të së premtes, zona e Belshit dhe e Dumresë u përfshi nga një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu...

Blushi denoncon: Ilir Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohet takimi me fëmijët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dënoncuar ditën e sotme se autoritetet kanë shkelur ligjin, duke mos lejuar Presidentin e...

Dita e tretë e rinumërimit për Tiranën, hapen 261 kuti! PD humb 138 vota

Ka hyrë në ditën e tretë procesi i rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës. Për sot, procesi nisi në...

Lajme të tjera

Web TV