Rritja e taksave/ Rama i prerë me ndërtuesit: S’ju detyrojmë të ndërtoni me zor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama shprehur qëndrimin e tij të prerë me ndërtuesit, sa i takon ankesave të këtyre të fundit për rritjen e taksave.

Ai tha se ndërtuesit edhe evazionin fiskal e kanë parashikuar në planin e tyre të zhvillimit.

Mes të tjerash ai tha se këto sipërmarrje nuk janë shtresa në nevojë.

“Çfarë nuk kishit parashikuar ju që shteti do t’ju thoshte që nuk mund të vazhdoni të deklaroni shitje shumë nën faktin. Këtë nuk kishit parashikuar ju?

Kishit bërë një plan biznesi që do të gënjenit shtetin pa mbarim dhe do të shisnit apartamente me 2 mijë euro dhe do t’i deklaronit me 800 euro.

Edhe evazionin e keni parashikuar në plan. Ndërkohë që ju ndërtoni, bëni mirë që ndërtoni, kontribuoni në ekonomi, por paralelisht bashkitë duhet të ndërtojnë infrastrukturën për të gjitha ato gjera që nuk merrni përsipër.

Epo që ju të shihni apartamente me 2-3 mijë e 6 mijë euro, të nxirrni hapësira biznesi me 7 mijë euro dhe të deklaroni atje çmime që janë larg të së vërtetës, nuk mund të vazhdojë. Çmimet e referencës nuk janë vënë në mënyrë arbitrare, por sipas tregut.

Nuk është e vështirë të dihet se sa shitet një m katror te liqeni, blloku apo Astiri. Është bërë çmimi i tregut dhe janë marrë masa reale. Ça nuk keni parashikuar ju? Sa doni të fitoni ju në këtë histori? Ju doni të fitoni sa më shumë.

Mos ta dëgjoj më këtë historinë e vendosjes në një nivel të arsyeshëm, pasi nuk është akoma maksimumi që duhej vendosur, por është në një nivel të arsyeshëm. Kur ti gënjen, atëherë shteti ka detyrë që të thotë; këtu nuk është kaq. Të duket shumë 3 përqind kontribut social për çdo ndërtim? E ke gabim.

Lexo edhe :  Dosja “Partizani”/ GJKKO refuzon kërkesën e Berishës për përjashtimin e trupës gjykuese

Po të marr strofullën e kapitalizmit më ultra, kapitalizmin, NewYork-un ku nuk ndërton dot një godinë ku ti shesësh të gjitha apartamentet, pasi nuk të lejon. Ai thotë; do shesësh kaq apartamente dhe kaq do të japësh me qira.

Madje të vendos se sa do të japësh me qira. Askush nuk ju detyron që të ndërtoni me zor. Ju ndërtoni sepse të ndërtosh ka interes, ka shumë madje. Ju fitoni shumë dhe bravo ju qoftë. Mos hajdeni këtu dhe të bëni si shtresë në nevojë.

Ne flasim për procedura, ju më thoni se ju kemi çuar letra, edhe pastaj?! Çoni letër dhe kërkoni që shteti të mos marrë atë që i takon për njerëzit! Çfarë letre është kjo?!

Edhe thoni se; pse shteti na kap në mes të vitit duke gënjyer, se ne kështu jemi mësuar! Unë e di që ju gënjeni nga halli, por vjen një moment që shtyhet më tutje kufiri.”, tha Rama./   S.M

Të fundit

“Familja Meta ka fshehur provat”/ Avokati: Nëse provohet, dënimi mund shkon 10-15 vite

Në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara foli çështjen Meta-Kryemadhi që kanë tre akuza të...

Dita sot me vranësira, ulen temperaturat në vend

Ditën e sotme (31 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e...

Serbia zemëron Rusinë, Zakharova: Duhet të mbani përgjegjësi për fatin e popullit

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, po vihen në sprovë të vështirë kohët e fundit. Moska nuk po e përtyp dot, atë qe u pa...

Jam një nga shumë mjekët palestinezë në Izrael, nuk do ta braktisim betimin tonë

Nga Lina Qasem-Hassan Ne kemi premtuar të ofrojmë kujdes të barabartë për të gjithë. Tani po ndëshkohemi për të folur kundër vrasjes së mjekëve dhe...

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i...

Lajme të tjera

Web TV