Covid-19/Meta pret nesër Ramën dhe Bashën. Tregon skenarët që do të diskutohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka treguar se çfarë do të diskutohet ditën e nesërme në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Sipas kreut të shtetit, gjatë diskutimit me aktorët kryesorë të shtetit dhe politikës shqiptare do të diskutohet mbi parashikimin dhe ndërtimin e një plani afatgjatë  në varësi me skenarët e zhvillimit të kësaj pandemie në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar.

Bashkëpunimi ka qenë i vazhdueshëm për përballimin e kësaj sfide të re dhe tërësisht të pazakontë. Tani është momenti për të diskutuar edhe një herë, jo vetëm për masat e marra deri tani, por edhe rreth parashikimit mbase për një plan më afatgjatë, në varësi me skenarët e zhvillimit të kësaj pandemie në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar”, u shpreh Meta në një intervistë për emisionin ‘Përballë’ në RTSH.

Meta shpjegoi se bashkë me Ramën dhe Bashën do të përqendrohen tek skenarët e ndikimit në ekonomi dhe në jetën sociale të koronavirusit dhe si do të mund të mbrohet vendi përballë kësaj pandemie.

Njëkohësisht do përqëndrohemi edhe tek skenarët e ndikimit në ekonomi, në jetën sociale, në mënyrë që në çdo aspekt të jemi sa më të mbrojtur dhe të dalim nga kjo situatë e jashtëzakonshme me sa më pak pasoja, si për sa i takon shëndetit të qytetarëve tanë, por edhe ekonomisë tonë kombëtare dhe familjare”, tha më tej Meta.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të mbahet ditën e nesërme në formatin online, ku do të shmangen takimet e drejtpërdrejta për të diskutuar mbi mënyrën se si do të menaxhohet situata e rëndë e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri, ku numri i të prekurve vjen duke u rritur, ndërsa janë shënuar 5 viktima deri më sot.

Të fundit

Atentat në Poloni! Zelensky shpëtoi për mrekulli, zbulohen detajet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte shënjestra e një komploti vrasjeje që do të kryhej nga një pensionist ushtarak polak,...

Aksident dhe sherr, policia nxjerr pamjet, çfarë ndodhi në Vlorë

Policia ka publikuar pamjet e aksidentit që degjeneroi edhe në dhunë, ditën e sotme në Vlorë, duke dhënë edhe sqarime për ngjarjen. Bëhet me dije...

Ylli i Premier League flet publikisht: Dua Barcelonën, Spanja është e bukur

Lojtari i Manchester United, Marcus Rashford, ka thënë se do të dëshironte t'i bashkohej Barcelonës këtë verë dhe të luante me Lamine Yamal. Ai...

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë sanksionet e BE-së kundër Rusisë

Hungaria dhe Sllovakia kanë vendosur të mos e mbështesin planin e BE-së për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi të hënën ministri...

Taulant Balla takohet me shqiptarë të suksesshëm: Ju kontribuoni për Shqipërinë

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ka zhvilluar një takim të veçantë me dy përfaqësues të komunitetit shqiptar...

Lajme të tjera

Web TV