“Nuk ndryshon norma bazë e interesit”/ Sejko: Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guvernatori i Banksës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë.

Gjatë një konference për mediat, Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet.

Ndër të tjera, Sejko u shpreh se për të ardhmen mbeten pozitive.

“Të dhënat e reja, të marra në analizë, kanë qenë në përgjithësi në linjë me pritjet tona. Aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet në 3 mujorin e dytë dhe të tretë të vitit, ndërsa inflacioni ka ardhur në rënie. Këshilli mbikqyrës vlerësoi se normalizimi i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare, ka dhënë një kontribut pozitiv në trendin rënës të inflacionit dhe në ruajtje të ekuilibrave  makroekonomikë të vendit. Projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive. Megjithë ngadalsimin e përkohshëm, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet në të ardhmen, ndërsa inflacioni parashikohet të kthehet në objektiv, në mesin e vitit 2024.

Në këto rrethana, Këshilli Mbikqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm. Inflacioni vijon të shënojë rënie në 3 mujorin e tretë të vitit, duke regjistruar vlerat respektive 4.2 dhe 4.5 %, në muajt korrik dhe gusht.

Ritmi i rënies, erdhi me ngadalësim gjatë 3 mujorin e tretë, ndërkohë që ifnlacioni i çmimeve të shërbimeve dhe mallrave të konsumit afagjatë, u shfaq i qëndrueshëm”, theksoi ai./I.S

Të fundit

I nxehti ekstrem/ ‘Shuhet’ vendi, regjistrohen 1000 viktima nga temperaturat e larta

Numri i saktë prej 1,060 vdekjesh përfaqëson “57% më shumë krahasuar me vitin e kaluar”, tha Ministria Spanjolle e...

Donald Trump tregon kush do jetë presidenti i ardhshëm i SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se JD Vance është “i preferuari” për ta pasuar atë si President i SHBA-së. Në një...

Finiq, zjarri u aktivizua nga rrufeja, evakuohen banorët

Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq, të cilat...

Rënia më e madhe e popullsisë në histori/ Ja cili vend mban rekord shifrash

Mediat lokale duke u bazuar në të dhënat e fundit qeveritare raportojnë se popullsia aktuale është 120,65 milionë pas një rënie të vazhdueshme për...

Ambasada Amerikane pret deputetët e rinj

Ambasada Amerikane ka hapur dyert këtë të mërkurë për deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. “Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara...

Lajme të tjera

Web TV