8 vendimet e rëndësishme që marrin njerëzit në jetë, sipas ekspertëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertët e marrëdhënieve flasin për disa nga vendimet më të rëndësishme që njerëzit duhet të marrin në jetë dhe mënyrën si ata reagojnë ndaj tyre.

#1 Vendimi për të marrë një vendim

Disa vendime duan shumë guxim, por më parë ju duhet të kapërceni sikletin, frikën, ankthin, vuajtjen etj.

#2 Të zgjedhësh veten

Askush nuk mund të lëviz për ju ose të marrë vendime për ju. Duhet të mësoheni me idenë sesi të zgjidhni veten përpara çdo ndikimi apo faktori të jashtëm.

#3 Përcaktoni vlerat tuaja

Të kesh ide të qarta për vlerat dhe qëllimet në jetë është një hap i rëndësishëm. Karriera, jeta personale dhe çdo marrëdhënie tjetër duhet të sjellë përmbushje dhe lumturi.

#4 Kuptoni çfarë qëllimi keni në jetë

Çfarë i jep jetës suaj kuptim dhe qëllim? Ky themel bëhet bazë për shumë zgjedhje të tjera të jetës, si karriera, marrëdhëniet dhe zhvillimi personal. Nëse jeni të qartë për këto, ju dini si t’i jepni kuptim gjithçkaje që ka të bëjë me ju dhe jetën tuaj.

#5 Të zgjedhësh partnerin/en e jetës

Zgjedhja e partnerit/es ndikon në çdo aspekt të jetës. Martesa përcakton financat, vendin ku jetoni, fëmijët, jetën shoqërore, familjen, shëndetin dhe jetëgjatësinë. Partneri/ja e jetës që do të zgjidhni ka shumë ndikim në jetën tuaj.

#6 Vendimi për të pasur fëmijë

Ju mund të ndryshoni partnerin/en, adresën e shtëpisë, karrierën apo punën, por një fëmijë është për gjithë jetën. Përgatituni për ndryshimet që sjellin fëmijët dhe filloni të mendoni për hapësirën ku do i rrisni, në mënyrë që t’u krijoni një vend të pranueshëm.

Lexo edhe :  Punëtorë që meritojnë dyfishin e pagës, është e pabesueshme çfarë arrijnë në punë!

#7 Të zgjedhësh personin me të cilin/en do të keni fëmijë

Jeta është plot me vendime të rëndësishme dhe momente që ndryshojnë jetën. Por vendimi më i rëndësishëm që do të merrni në jetë është se me kë do të keni fëmijë. Prindërit mund të bëjnë zgjedhje që kanë pasoja afatgjata. Nëse vendosni të krijoni një jetë të re, mendoni seriozisht se me kë e bëni këtë.

#8 Të lidhesh me një person tjetër pas ndarjes

Shumë lidhje apo martesa përfundojnë në ndarje, por sidomos nëse keni fëmijë së bashku me siguri do të përballeni me një sërë skenarësh. Bashkëprindërimi, braktisja nga partneri/ja që nuk interesohet fare për fëmijën, një ish-partner/e me probleme mendore, motivet mund të jenë të shumta. Detyra juaj është që kur të bëni zgjedhjen e radhës pas ndarjes, të peshoni shumë faktorë dhe situata./E.Ç

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV