Basha e përjashtoi nga PD, reagon për herë të parë Bardhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi i ftuar në një intervistë televizive ka folur edhe për një vendim të ardhur nga grupi i kryesuar nga Lulzim Basha, që në një vendim të çuditshëm është njoftuar se i kanë ndërprerë Bardhit anëtarësinë në PD.

Bardhi tha se, nuk e njeh këtë strukturë dhe sipas tij, janë një grup individësh që sillen si kryesi e PD-së dhe nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti.

“Nuk i njoh si strukturë dhe këta tani thonë, ti je i joni dhe po të përjashtojmë. Ata janë disa individë privatë që sillen si kryesi e PD-së dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike dhe çdo vendim i tyre nuk zhbën dot faktin e asaj që thashë të enjten në Kuvend.

Ky vendim i shpallur sot nuk ka të bëjë me sjelljen time politike, por me faktin se pas 4 muaj heshtje dhe durimi, ndaj një strategjie balte ndaj meje, në momentin që më panë në sy dhe tha ti je përfaqësues i aleancës së kullave i tregova në fakt se kush kishte përfituar nga kullat, ndërkohë që ne të tjerët bënim betejë kundër Ramës, Basha kishte futur të paktën 2 kate, i kishte futur në xhep, por që flitet se ka dhe të tjera.

Nëse i mban në xhep këto 2 kate dhe nuk i duken, nëpërmjet që këtij vendimi që mendon se ka marrë sot, ja kam bërë hallall dhe nuk kam asnjë shqetësim. Unë jam në PD, do të jem në PD dhe do gjykoj se Partia Demokratike nuk është një strukturë private që drejtohet nga një familje apo një grup miqsh, por është një strukturë ku anëtarët kanë zërin e tyre”, u shpreh Bradhi./e.t

Lexo edhe :  A do të largohesh nga pushteti? Rama i vendosur: S’kam ndërmend ta lë këtë punë

Të fundit

Mot i kthjellët, por me diell! Parashikimi për sot

Këtë të diel, vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e...

9 ushqimet më të këqija që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet. Por ka...

Rreth 2 milionë qytetarë u drejtohen sot kutive të votimit në Kosovë

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat...

Parashikimi i horoskopit 9 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Debatet me partnerin do jene te zjarrta ne orët...

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi shkencor irlandez. Studiuesit, të udhëhequr nga...

Lajme të tjera

Web TV