Rama shkon në tregjet e Tiranës: Problem pensionistët

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot disa tregje të Tiranës, ku thotë se ka gjetur një situatë pozitive. Gjithsesi, sipas Ramës, problem mbeten pensionistët që dalin nga shtëpitë dhe të cilët janë më të rrezikuar nga koronavirusi.

Reagimi

SOT NË DiSA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE

? PROBLEM PENSIONiSTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË E NDALUAR, SEPSE SHKALLA E RREZIKUT PËR TA ËSHTË SHUMË E LARTË

? RESPEKT MAKSIMAL PËR RREGULLAT DHE DURIM, DURIM, DURIM

*** dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka?
E e kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…
Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur