“Do heq takën të të gjuaj”/ Përballja në “Për’puthen” kalon caqet: Mjer nëna jote…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një vazhdim debati që ka qenë “kryefjalë” e “Për’puthen” puntatat e fundit, Ledio dhe Enisa u përballën sot në program, por diskutimi mes tyre kaloi cdo kufi, teksa konkurrentët shkuan deri në ofendime të rënda ndaj njëri-tjetrit, madje edhe kërcënime.

Për ju që nuk e dini, kjo përballje vjen pas deklaratës së Ledion, i cili u shprej disa ditë më parë se nuk do të merrte kurrë përsipër riskun për të dalë me një vajzë që është edhe nënë me fëmijë, sikurse Enisa. Kjo e fundit në atë kohë i tha “Ta qepë gojën”, ndërsa diskutimet vazhduan, edhe mes personazheve të tjerë dhe cuan në këtë përballje.

Më poshtë, pjesë nga bisedat e tyre:

“Ledio: Çfarë të lëndoi nga ajo deklaratë”

Enisa: Janë bërë shumë të mërzitshme, çdo puntatë Enisa dhe goca. Po e them për herë të fundit, nuk kam ardhur këtu që t’i gjej baba gocës, ka një marrëdhënie shumë të mirë me të atin. Kam ardhur këtu për veten. Kush më preferon mua si Enisë okej, kush nuk më pranon, shumë mirë. Dua të mbyllet ky lloj diskutimi…

Ledio: Po ti m’u vërsule me gjithë këto ofendime…

Enisa: Po ti e mohove..Ta kam shpjeguar 500 herë për çfarë thashë po dhe për çfarë thashë jo. Lëreni të qetë Enisën. U mbyll ky diskutim..

Ledio: Po për çfarë ke ardhur?

Enisa: Kam ardhur për veten…

Ledio: Dua të di çfarë ishin ato ofendime!

Enisa: Po ti nuk ke pse ndërhyn..

Ledio: Nuk mund të ofendosh një mashkull..

Enisa: Dua të të ofendoj, je i pacipë!

Ledio: Nuk lejoj nënën time të më ofendojë..

Lexo edhe :  Don Xhoni blen ‘Lamborghini Revuelto’, vlera e makinës luksoze i kalon 600 mijë dollarë

Enisa: Mjerë nëna jote kë paska në shtëpi..

Ledio: Mjerë ai fëmijë që të ka ty për nënë..!

Enisa: Fëmija im kur të ka parë në televizor, ka thyer televizorin nga mënyra si m’u drejtove..

Ledio: Po unë them të vërtetën, nuk ke ardhur për ne, e kalon në ofendime..

Enisa: Pse të djeg ty?

Ledio: Unë një femër me një rimorke nga mbrapa nuk ia çoj nënës..

Enisa: Nuk kam shprehur pëlqim për ty. Nuk je në shijet e mia..

Ledio: Ik jashtë, sepse nuk e meriton këtë vend këtu! Nuk ke vend në program, nuk meriton të quhesh femër.. Ky sezon nuk është për nënat me fëmijë. Ky program nuk është për ty

Enisa: Nëse asnjë nuk do të dalë me mua, unë çohem..

Ledio: Je për përputhen +40..

Enisa: Më marrsh të keqen. Ti je për komunitetin LGBT. Asnjë nga gocat nuk të pranon…

Ledio: Vini këtu në televizion me skenarë, bëni filma dy lekësha. Duhet të më kërkosh ndjesë”/   S,M

Të fundit

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

Lajme të tjera

Web TV