Fedez flet hapur për depresionin: Kanceri shkatërroi çdo gjë, humba qartësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Faleminderit për të gjitha mesazhet që më keni dërguar, mbështetja juaj është shumë e nevojshme në këto momente. Aktualisht jam i shtruar në spital për shkak të dy ulcerave që më shkaktuan hemorragji të brendshme. Falë transfuzioneve të gjakut tani jam shumë më mirë. Falënderoj stafin mjekësor që më shpëtuan jetën”, – kështu do të shprehej para disa ditësh nga ambientet e “Fatebenefratelli”, këngëtari i njohur, Fedez. Por, përpos problemeve fizike duket se 33-vjeçari ka kaluar një fazë delikate të shëndetit mendor.

Artisti i njohur kishte pranuar ftesën në emisionin “Belve”, në “RAI” për të folur publikisht rreth kësaj teme, por duke qenë se përfundoi në spital po shfrytëzon mediumet e tij për të ndarë eksperiencën personale me depresionin pasi u diagnostikua me kancer. “Doja të flisja për shëndetin mendor veçanërisht me të rinjtë, sidomos me ata që ndihen të keqkuptuar dhe të papranuar askund. Ndoshta duke dëgjuar përvojën time, atë të një personi që mendon se është i lumtur sepse ka gjithçka, mund t’i ndihmojë të ndihen më pak vetëm. Kur zbulova se kisha sëmundjen e rrallë neuroendokrine të pankreasit kërkova dikë që po përjetonte të njëjtën situatë si unë ose të ngjashme me timen”,- u shpreh ai për “Corriere della sera”.

Babai i dy fëmijëve vijoi rrëfimin e tij, duke u shprehur: “Kanceri shkatërroi çdo gjë. Humba plotësisht qartësinë. Fillova të marr ilaçe psikotrope për të trajtuar efektet anësore të ilaçeve të kancerit, e kështu me radhë. Fillova të belbëzoja dhe të kisha problemet e para me komunikimin dhe mungesën e përqendrimit. Arrita në një pikë ku më duhej të ndaloja gjithçka nga frika se po humbisja mendjen dhe si rrjedhojë, nuk do të shihja fëmijët e mi të rriten. Isha në depresion dhe s’doja t’ia pranoja vetes”.

Lexo edhe :  Tom Cruise nuk ka ndërmend të ndalet: Do të bëj filma deri në 100 vjeç

Momentalisht Fedez ndiqet nga një psikoterapist dhe një psikolog, por ai ka provuar gjithashtu terapi alternative, të tilla si stimulimi transkranial dhe goditjet magnetike në tru./E.Ç

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV