Ndeshja e kombëtares thellon konflikti Rama-Kurti/Ja çfarë ndodhi në shkallët e stadiumit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

As kombëtarja kuqezi nuk i bëri bashkë Edi Ramën dhe Albin Kurtin. Dy kryeministrat kanë ndjekur dy ditë më parë nga afër ndeshjen Shqipëri-Çeki në stadiumin “Air Albania”, por në tribuna të ndara.

Disa orë përpara ndeshjes, Edi Rama u kujdes të deklaronte në Kuvendin e Shqipërisë ku po diskutohej rezoluta për Kosovën se e kishte mik Albin Kurtin. Por, shefi i ekzekutivit shqiptar nuk kurseu as kritikat për të kur tha se në raportet me partnerët ndërkombëtare, Kurti bëri që Beogradi të fitojë pikë përballë Prishtinës.

Duke mbrojtur interesat e “vëllait” të tij, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri Rama theksoi se Kosova duhet të pranojë planin franko-gjerman për asociacionin e komunave serbe dhe sipas tij, kjo marrëveshje është shans historik dhe bazë për arritjen e paqes me Serbinë.

Këto komente por edhe ato për situatën në veriun e Kosovës ku Edi Rama insiston se KFOR duhet të marrë situatën nën kontroll, kanë ftohur edhe më tej raportet mes dy kryeministrave, gjë e cila u dëshmua edhe mbrëmjen e kaluar.

Rama shoqërohet në tribunën VIP ndër të tjera nga bashkëshortja Linda Rama, djali i vogël Zaho, presidenti i FSHF, Armand Duka si dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ndërkohë që Albin Kurti shihet në llozhën e tribunës, një kat më lart se Rama, së bashku me Lulzim Jasharin, djalin e Adem Jasharit, ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Zveçla, ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku si dhe zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Duke qenë në dy tribuna të ndryshme, Rama dhe Kurti kanë shmangur kontaktet mes tyre.  Albin Kurti është parë duke festuar golat e kuqezinjve në portën çeke. Në rrjetet sociale ai dhe Lulzim Jashari janë konsideruar si “hajmalia” e kombëtares në këtë sfidë vendimtare për rrugëtimin drejt kualifikimit në Euro2024.

Lexo edhe :  Cërrik, 65-vjeçari mbytet në kanalin vaditës

Pas përfundimit të ndeshjes së Shqipërisë në Tiranë dhe Kosovës në Andorra, fitore shqiptare me shifra të njëjta 3:0, Albin Kurti bëri një postim në rrjetet sociale.

“Festë e madhe, sepse fitore e dyfishtë. 3-0 Shqipëria, 3-0 edhe Kosova. Jemi gëzuar e kënaqur të gjithë me këto dy fitore të bukura. Shqipëria drejt EURO 2024, e Kosova me lojë të dalluar. Urime lojtarëve, trajnerëve, tifozëve dhe të gjithë qytetarëve të dy republikave tona“, shkruan Kurti.

Vizita e Albin Kurtit në Tiranë ka zgjatur vetëm disa orë dhe e dedikuar vetëm për kombëtaren. Pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Çeki, Kurti është rikthyer në Prishtinë pasi agjenda e mëngjesit të kësaj të premte ishte tejet e ngarkuar, duke nisur nga takimet me dy senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Plasin memet

Por fitorja e thellë e Shqipërisë ndaj Çekisë ka shkaktuar ekzaltim dhe reagime të shumta në rrjet. Komente të shumta ka marrë prania në stadium e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e ndoqi ndeshjen i shoqëruar nga zv/kryeministrja, Belinda Balluku.

Në rrjetet sociale nuk mungojnë as memet dhe foto-montazhet ku ironizohet kryeministri Edi Rama, që i qëndroi larg homologut të Kosovës. “Faleminderit që mbështete Kombëtaren, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë!”, kanë qenë disa nga titujt e publikuar në rrjetet sociale dhe media të ndryshme duke thumbuar kryeministrin Edi Rama./  S.M

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV