Macron jep lajmin e papritur pak para se mbërrij në Samitin e Berlinit në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Macron pritej në Shqipëri të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në samitin për Ballkanin Perëndimor. Por ai e ka shtyrë vizitën e tij dhe më në fund do të mbërrijë në Tiranë vetëm pasditen e së hënës vonë, njoftojnë mediat franceze.

Emmanuel Macron do të shtyjë të hënën mbërritjen në Tiranë, si pasojë e sulmit terrorist në Arras, ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme, njoftoi të dielën pallati Élysée.

Presidenti francez pritej fillimisht në Shqipëri të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të promovuar dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimit me Bashkimin Evropian.

“Në funksion të kontekstit kombëtar dhe ndërkombëtar”, ai do të mbërrijë vetëm pasditen e së hënës në kryeqytetin shqiptar, ku do te humbase te gjitja mbledhjet dhe ceremonite. Ai do te vije ne Tirane vetem për pjesën dypalëshe të vizitës së tij që do të zhvillohet deri të martën, sqaroi presidenca franceze. Ai do të përfaqësohet në samitin e Ballkanit nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone. Élysée ende nuk e ka specifikuar programin e saj në Francë përpara se të fluturojë për në Shqipëri./E.T

Të fundit

Skandal në Universitetin e Mjekësisë: Shefja e departamentit pa doktoraturë

Një tjetër çudi në sistemin akademik shqiptar është zbuluar së fundmi nga ish-ministri i Arsimit, Taulant Muka. Në një...

Trump: George dhe Alex Soros të akuzohen si organizatë kriminale!

Donald Trump nisi një sulm ndaj George Soros dhe djalit të tij, Alexander Soros në një postim në platformën "Truth Social", duke i bërë...

Berisha: Rama tallet! Zjarrfikësit duan mjete dhe jo lëvdata boshe

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me dekoratat që Kryeministri Edi Rama i shpërndau punonjësve që u përfshinë...

Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon “sekretin”

Viktor Boniface ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka zgjedhur të flasë hapur për transferimin e tij të dështuar te Milani. Sulmuesi...

Erion Braçe ngre alarmin: Shqiptarët po mashtrohen

Ndryshe nga 3 dekada më parë, në vitin e mbrapsht 1997... sot shqiptarët po mashtrohen nga “firmat piramidale në internet”. Ato që joshin për...

Lajme të tjera

Web TV