Gold AG arrestohet në Greqi: Më spiunuan për këngët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arian Agushi, reperi i njohur si Gold AG është mbajtur në komisiariat nga policia greke. Ka qenë vetë reperi ai që ka vënë në dijeni ndjekësit përmes një postimi në rrjetet sociale se dikush e ka spiunuar për këngët e tij.

Ai është vendosur në pranga sapo ka mbërritur në doganën greke dhe nuk ka mundur të jetë i pranishëm në koncertet e planifikuara.

Gold AG iu ka kërkuar ndjesë fansave ndërsa shton se kjo nuk është hera e parë që i ndodh diçka e tillë dhe se kombësia e tij nuk përbën faj.

“Lajmërim për shqiptarët në Greqi. Mbrëmë rreth orës 1:00 të mesnatës arrita në Athinë. Në kontrollin e pasaportave, u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë të ndaluar hyrjen në atë vend.

Ju kërkoj falje të gjithë dashamirësve që do të ishin sonte edhe nesër prezent në koncertet e mia. Shpresoj të shihemi herë të tjera.

Kushdo që ka spiunuar, dua t’i them disa fjalë. Jemi burgosur historikisht, kemi vdekur nga rrahjet dhe torturat por emra nuk kemi nxjerrë. Dhe tani pa na rrahur askush, e nxjerrim njëri-tjetrin në gracka për fitime personale. Jam mësuar se kjo nuk është hera e parë. Nuk jam fajtor që jam shqiptar”, shkruan postimi./E.Ç

Të fundit

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

Nga Spartak Ngjela Kur dëshirat e një individi pleksen me politikën, dëshira kryesore e tij është ajo për pushtet. Dhe kjo...

“Lonely Planet”: Ja udhëzuesi se çfarë duhet të dini për të vizituar Shqipërinë

  Vitet e fundit, duket se të gjithë po flasin për pushime në Shqipëri. Dhe sipas shumë udhëtarëve, viti 2025 është koha ideale për ta...

Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor

Propozimi për armëpushim në Gaza është një moment i rëndësishëm, por ka ende shumë pyetje pa përgjigje. Deri më tani dimë vetëm që Izraeli...

3 Korrik 1944: Çlirimi i Minskut dhe Operacioni Bagration

Më 3 korrik 1944, gjatë kulmit të Luftës së Dytë Botërore, trupat sovjetike çliruan qytetin e Minskut, kryeqytetin e Bjellorusisë, nga pushtimi nazist. Ky...

Horoskopi ditor, 3 Korrik 2025

Dashi Sot do jeni shumë dyshues në gjithçka dhe do stepeni të hidhni hapa përpara. Nëse jeni në një lidhje pranojini dhuratat që do ju...

Lajme të tjera

Web TV