Një yll si Angelina Jolie për divën Maria Callas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga ROLAND QAFOKU
Bota kinematografike është në prag të një produksioni të jashtëzakonshëm. Nën regjinë e Pablo Larrain, është duke u realizuar filmin “Maria”, një biografi për jetën e legjendës e operas, Maria Callas.
E cilësuar si këngëtarja klasike më e madhe e shekullit të 20-të, amerikania me orgjinë greke kishte një jetë aq të suksesshme në skenë dhe aq të stuhishme e turbulluese në jetën private. Filmi synon të sjellë të plotë figurën e saj në të gjithe dimensionet, si artistik për muzikën që interpretoi, por edhe pasionet dhe tragjeditë e jetës së saj. Mjaft interesant është fakti që rolin e divas së muzikës klasike është duke e luajtur ylli i Hollywood, Angelina Jolie që e cilëson këtë rol ndoshta sfidën më të madhe të karrierës.
Xhirimet janë duke u kryer gjatë kësaj kohe në Paris, Athinë dhe Milano, pikërisht atje ku Callas ngriti në zenith vlerën dhe famën e vet. Aktualisht, Jolie bashkë me kastën e aktorëve është duke xhiruar sekuenca të filmit në Paris dhe kryeqyteti francez këto ditë zien nga lajmi se aty ndodhet një yll për të luajtur rolin e një tjetër ylli. Gazetarët dhe fotogragfët janë në garë se kush mund të kapë foto Marian e filmit dhe ndjekin Jolie sa në hotel, rrugë dhe sheshxhirimet. Po publikojmë sot fotot e Jolie në sheshet e xhirimit dhe foto të Maria Callas në jetën reale. Në foton e parë është Angelina Jolie në rolin e Marias në film dhe në foton e dytë Maria në jetën reale.
Po ashtu, në foton 3 është Jolie në rol dhe në foton 4 Maria në jetën reale. Që në pamje të parë dallohet qartë ngjasimi në pamje dhe në veshje dhe kështu mendohet të jetë edhe aktrimi. Sipas kritikëve, pritshmëritë janë të mëdha, por besohet se ky realizm do jetë i madh. Një fakt tjetër interesant është se në rolin Aristotle Onassis, partnerit të Callas do jetë aktori turk Haluk Bilginer që ka ngjashmëri të madhe me miliarderin grek-amerikan. Një tjetër aktor i njohur në këtë film është italiani i njohur Pierfrancesco Favino. Mezi e pres ta shikoj!

Të fundit

Pamje kaotike, palestinezët sulmojnë 77 kamionë të OKB-së me ndihma

Një numër i madh njerëzish të uritur në Rripin e Gazës ndaluan, sulmuan dhe plaçkitën 77 kamionë që transportonin...

“Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin e Shqipërisë, destinacioni parajsor “Maldivet e Evropës”

Maldivet janë një nga destinacionet më të ëndërruara të pushimeve në botë dhe një zgjedhje popullore për çiftet që kalojnë muajin e mjaltit, shkruan...

Qytetarëve britanikë do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë nëpër portin e Doverit kur...

Anatomia e një urrejtësi

Nga Mero Baze Ilir Rusmali është caktuar si “armik në dispozicion” i Partisë Demokratike. Në zbrazëtinë e fakteve që e rrethojnë për të ashtuquajturin manipulim...

1 Qershori, kur në Frashër lindën apostujt e Rilindjes

Nga Leonard Veizi Në kalendarin e historisë sonë kombëtare, 1 Qershori nuk është vetëm dita që shënon fillimin e verës apo festën e fëmijëve. Është...

Lajme të tjera

Web TV