Kourtney u përgjigjet njerëzve që e kritikuan për shtatzëninë në moshën 44-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kourtney Kardashian është shtatzënë me fëmijën e parë të saj me Travis Barker, ndërkohë që është nënë e tri fëmijëve të tjerë me ish-in, Scott Disick. Një shtatzëni jo e lehtë, për vështirësitë e së cilës ajo ka folur publikisht edhe në rrjetet sociale. Pavarësisht problemeve me shëndetin, 44-vjeçarja nuk shqetësohet për gjithë zërat kritikë që e kanë komentuar për shtatzëninë në këtë moshë.

“Këto komente nuk më prekin. Atyre që i shprehin thjesht u them: Si guxoni të vini në dyshim planin e Zotit?” kështu u shpreh ajo në një intervistë të fundit për Vanity Fair Italia. “Sepse kështu e shoh unë këtë shtatzëni, e cila erdhi në një moment kur Travis Barker dhe unë as që e kishim menduar më. Vetëm një vit pasi ndaluam së tentuari natyralisht vendosëm për fekondimin e asistuar”.

“Vendimi për të provuar fekondimin e asistuar nuk ishte një zgjedhje, në kuptimin që unë isha shtyrë drejt këtij procesi si i opsioni i vetëm që na mbetej,” shpjegoi ajo.

“Ndjeva sikur po bëja diçka që nuk ishte e duhur për mua. Intuita ime po më thoshte se nuk duhet ta bëja” theksoi Kardashian, ndërsa shtoi se ishte e bindur se nëse Zoti e kishte shkruar që ajo dhe Travis do të kishin një fëmijë, kjo do të ndodhte.

Në të njëjtën intervistë, Kourtney foli edhe për problemet shëndetësore që e detyruan t’i nënshtrohej një operacioni fetal (ndërhyrje kirurgjikale në fetus) muajin e kaluar.

“Ishte e tmerrshme,” tha ajo për sprovën, pa hyrë në detaje. Kourtney tha se ndihej “fizikisht mirë”, duke shtuar: “Më pëlqen të jem shtatzënë. Jam e fiksuar pas idesë për të mbetur shtatzënë!”

Kourt është nëna e 3 fëmijëve të tjerë, Mason (13 vjeç), Penelope (10 vjeç) dhe Reign (8 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me ish-in, Scott Disick./E.Ç

Të fundit

Linda Rama: Si i perceptova prishjet pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve

Nuk do të më kishte shkuar mendja vetë, po të mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa...

Situata me zjarret, MM zbulon ku ka vatra aktive

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 vatra...

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë...

Lajme të tjera

Web TV