Humbjet e Athinës e Selanikut dhe ‘hajmalia’ Beleri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Martin Leka 

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dje ka pësuar një “shok” të vërtetë politik. Ka humbur jo pak, por dy emblemat e Greqisë politike: Athinën dhe Selanikun. Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidatët që mbështeste qeveria e Mitsotakis kanë humbur bashkitë kryesore të Greqisë, Athinën e Selanikun.

Kostas Bakojanis, që është edhe i afërm i kryeministrit grek, ka rezultuar humbës përballë Haris Doukas, kandidat i mbështetur nga PASOK. Në Selanik, qytetin e dytë më të madh pas Athinës, fitues është shpallur Stelios Angeloudis, që kandididoi si i pavarur por që u mbështet në këtë fitore gjithashtu nga PASOK, përballë Konstandinos Zervas, kandidatit të Demokracisë së Re të Mitsotakis.

Vetë kryeministri grek nuk e ka fshehur dot keqardhjen deri në zemërim për këtë humbje që edhe pse në përqindje në shkallë kombëtare  doli fitues, balotazhi tregoi shumë më tepër se sa përqindja.

Duke humbur Athinën e Selanikun, Mitsotakis ka humbur zemrën e Greqisë. Tashmë në mënyrë figurative, kryeministri grek do të duhet të mendojë mirë për të ardhmen e tij dhe të Demokracisë së re, pa “zemër”. Ka një ngjashmëri me zgjedhjet lokale te vitit 1992 në Shqipëri, ku ndërsa partia Demokratike fitoi pushtetin qendror në Mars, tre muaj më vonë, humbi zgjedhjet lokale në një rast të paprecedentë. Pak a shumë, e tillë duket edhe situata në Greqi, ku pritet që gjithnjë e më shumë llogaritë elektorale të jenë në një tjetër barometër nga ai që tregonte motin politik para ditës së djeshme. Kjo duket edhe nga fjala e kryeministrit grek Mitsotakis, i cili edhe pse nuk e ka fshehur dot trishtimin e zhgënjimin e tij për humbjen e Athinës e Selanikut kur tha mbrëmë se “kjo nuk është një natë e mirë për Demokracinë e Re”, por nga ana tjetër, ka theksuar se “është detyrë e qeverisë të bashkëpunojë me ta”.

Lexo edhe :  ‘Ndjellësi i fatkeqësive’ që i ngre topin për ‘fitore të rreme’ Edi Ramës

Mesazhet politike të qytetarëve grekë në kutitë e votimit u dhanë dhe ato do të lexohen më qartë në ditët në vijim. Ndoshta pritet që konfigurimi i ri politik të përfshijë ngjarje interesante që mund të zhvillohen në opozitë, qoftë me ndryshimin e lidershipit të partisë kryesore të opozitës, qoftë edhe me atë PASOK, parti e cila mbështeti fituesit aktualë të bashkive të Athinës e Selanikut.

Përtej zhvillimeve politike në fqinjin tonë jugor, humbjet e kandidatëve të Athinës e Selanikut kanë padyshim edhe një lidhje me Shqipërinë. Me saktësisht me Himarën. Akoma më saktësisht me Fredi Belerin.

Dy kandidatët humbës, Kostas Bakojanis, ish-kryebashkiaku i Athinës dhe Haris Doukas i Selanikut, pak javë më parë, në një rast të padëgjuar, erdhën në Shqipëri dhe morën pjesë në mitingje në Himarë në mbështetje të kandidatit të shumëpërfolur Fredi Beleri i arrestuar dhe akuzuar për korrupsion zgjedhor.

Siç duket, “hajmalia” e Belerit si dhuratë për ndihmën paska qenë ogur i keq për ta. Duke mbështetur një të inkriminuar, humbën!

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV