Jemi në sezonin e virozave, ja për sa kohë mund ta përdorni sprajtin për hundët e zëna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka filluar sezoni i ftohjeve, ku hundët rrjedhin vazhdimisht, por nuk duhet ta teproni me përdorimin e sprajtit.

Pas përdorimit të tij për një kohë të gjatë, ai mund të bëhet i padobishëm dhe personi që e përdor zhvillon një tolerancë ndaj përbërësve në të, kështu që mund të ketë efekte anësore të pakëndshme.

Këto sprajte nuk duhet të përdoren sa herë të doni. Ato që përmbajnë një tretësirë fiziologjike njomin mukozën e hundës dhe ndihmojnë në zhbllokimin dhe nxjerrjen e sekrecioneve, por ato që janë të përshkruara shpesh përmbajnë antihistamine dhe kortikosteroide.

Antihistaminikët ndihmojnë njerëzit me alergji, sepse bllokojnë reaksionin alergjik kurse kortikosteroidet përdoren për të reduktuar inflamacionin dhe nuk duhen përdorur për një kohë të gjatë. Nëse i përdorni sipas udhëzimeve, ato rrallë shkaktojnë reaksione të padëshiruara.
Një sprajt nazal ka të ngjarë të rrisë sekrecionet, duke bërë që të teshtini, të kolliteni më shpesh ose të keni më shumë sekrecione hundore. Ndërkaq, spërkatja mund të shkaktojë gjakderdhje, dhimbje koke, humbje të nuhatjes, të shijes dhe acarim të hundës.
Nëse e përdorni për më shumë se tre ose katër ditë, bllokimi mund të përkeqësohet. Në fillim funksionon mirë, por pas përdorimit të gjatë, hunda bllokohet sërish. Përveç kësaj, disa përbërës të sprajtit janë kimikate që mund të dëmtojnë membranat brenda vrimave të hundës, gjë që mund të çojë në gjakderdhje kronike nga hundët.

Përdorimi shumë i gjatë i sprajtit mund të shkaktojë shfaqjen e rinitit medikamentoz dhe në vend që ta trajtojë atë, mund të ndodhë një kundër-efekt. Kjo është arsyeja pse kur jeni të ftohur ose keni probleme me sinuset, përdorni një sasi të caktuar të sprajteve për të zhbllokuar hundën./E.Ç

Të fundit

Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun...

E pësojnë shqiptarët/ Deputeti britanik kërkon deportimin masiv të emigrantëve

Kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage, do të kërkojë deportimin masiv të azilkërkuesve në një projektligj të ri për migracionin e paligjshëm që...

“Vdekja, kjo Zonjë madhështore!”Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë

Jo më larg se gati 1 vit më parë gazetari dhe publicisti i ndjerë Artur Zheji që u nda nga jeta këtë të shtunë,...

VIDEO/ Momenti i shembjes së një ure hekurudhore që ishte në ndërtim e sipër në Kinë

Të paktën 12 punëtorë humbën jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një urë hekurudhore në ndërtim e sipër u shemb mbi...

U nda papritur nga jeta/ Artur Zheji po festonte datëlindjen e të birit në Sarandë

Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur pasditen e sotme. Zheji ishte me pushime me familjen e tij në qytetin bregdetar të...

Lajme të tjera

Web TV