Plagosi me armë zjarri 16-vjeçarin në Kamzë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është identifikuar autori i ngjarjes në Kamzë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 16-vjeçar. Mësohet se 18-vjeçari Armir Hasa është shpallur në kërkim, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, në Kamëz, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit 18 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 16:10, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, një 16-vjeçar.

16-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./I.S

Të fundit

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Tre persona janë akuzuar në Gjermani për spiunazh dhe një komplot të mundshëm për vrasjen e një shtetasi ukrainas, sipas prokurorisë federale gjermane. Objektivi i...

Lajme të tjera

Web TV