Seancë “e ndezur” sot në Kuvend/ Opozita paralajmëron përplasje, ja rendi i ditës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot do të mblidhet seanca plenare, ndërsa opozita ka paralajmëruar që të mos lejojë që të zhvillohet një aktivitet normal parlamentar.

Në mbledhjen e Sali Berishës dhe Gazment Bardhi, dy ditë më parë, me deputetët që janë rreshtuar krah tyre është diskutuar ndërmarrja e një qëndrese nga ana e opozitës në parlament.

Vetë Berisha ka sugjeruar që të bëhet një letër publike dhe t’u sqarohet kancelarive dhe ndërkombëtarëve ajo çka po ndodh sipas tij në Kuvend dhe se si trajtohet opozita.

Ndër të tjera sot pritet që deputetja Ina Zhupa të zhvillojë një interpelancë me ministren e Kulturës Elva Margariti.

Rendi i ditës

1-Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12.10.2023.2.

3-Interpelancë me Ministren e Kulturës znj. Elva Margariti kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

4-Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.75/2014, “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.

5-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për avokaturën e shtetit”, të ndryshuar”.

6-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 116/2014 “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”.

7-Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 65/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik”, i ndryshuar”.

8-Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 95/2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit”, të ndryshuar”.

9-Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, i ndryshuar”.

Lexo edhe :  "Ora 5 e mirë për gjumë!"/ Opozita braktis seancën plenare, asnjë deputet në sallë

10-Projektvendim “Mbi disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 36/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelit të pagave për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”.

11-Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 34, datë 20.05.2010 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, i ndryshuar”.

12-Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 11/2011 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri””.

13-Projektvendim “Për caktimin e masës së shpërblimit mujor fiks të anëtarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

14-Diskutime për çështje jashtë rendit/   S.M

Të fundit

Pentagoni kundërshton Trump: Irani e prodhon bombën atomike brenda një viti

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte pohuar se sulmet ajrore ndaj Iranit kishin shuar përfundimisht objektet e tij bërthamore....

Unë, ‘mercenari’ i SPAK, që ‘parashikova’ arrestimin e Ilir Metës

Ardit Rada Tedi Blushi, ish-gazetar me kujtesë të përzgjedhur dhe zëdhënës i Ilir Metës, ka shpërndarë së fundmi një listë “non grata” gazetarësh, duke na...

E thotë publikisht! Kancelari gjerman: Kam dyshime për interesat e përbashkëta me SHBA-në

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka përsëritur nevojën për një rritje masive të shpenzimeve të mbrojtjes. Kancelari iu referua rezolutave të NATO-s për të rritur...

Skandali i Bankers, si ish-administratori Çobo përfitoi miliona dollarë nga abuzimet

Një hetim i thelluar i Prokurorisë së Fierit ka goditur në zemër kompaninë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, duke zbuluar një rrjet të gjerë mashtrimesh...

Dosja 5D në gjykatë, dëshmojnë pronarët fiktivë: Na thanë do tërhiqnim vetëm lekët

Ish-pronari i IGOR elektrik, Eduard Meta dëshmoi këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme lidhur me dosjen hetimore “5D”, ku 8 persona janë marrë...

Lajme të tjera

Web TV