“Bashkëshortja dhe fëmijët e mi po dridheshin”/ Grabitet shtëpia e deputetit të njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku një hajdut ka grabitur banesën e deputetit të Demokracisë së Re, Yiannis Kallianos.

Ka qenë vetë deputeti që ka bërë me dije këtë lajm, teksa ka publikuar edhe pamjet e autorit që janë kapur nga kamera e sigurisë.

Ai shkruan se kur familja e tij është kthyer në shtëpi ka gjetur gjithçka të përmbysur, teksa nuk jep më shumë detaje për ato që autori ka grabitur.

Yannis Kallianos shkruan se shumë shpejt autori do arrestohet dhe do vuajë dënimin për ankthin e frikën që i shkaktoi gruas dhe fëmijëve të tyre.

“Ajo më thirri dhe po bërtiste, ishin të tmerruar. Bashkëshortja dhe fëmijët e mi po dridheshin. Nuk e di as si kam ardhur në shtëpi, as nuk e mbaj mend nga e kam drejtuar makinën.

Për të gjitha ato që kaluan gruaja dhe fëmija im, premtoj se do t’i shkoj deri në fund. Ky person që nuk respektoi hapësirën time personale-private dhe ka mësuar nga prindërit e tij se është mirë të vjedhësh shtëpi, do të përballet me drejtësinë”, shkruan deputeti ndër të tjera./  S.M

Të fundit

Ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për në 5 shtator

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e...

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë përpara një samiti të mundshëm...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së...

Lajme të tjera

Web TV