Gjermania para një recesioni? Ç’mendojnë ekonomistët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që kriza Corona do të shkaktojë një rënie të fuqishme të rendimentit ekonomik, këtë e ka kushdo të qartë. Por sa i fuqishëm do të jetë recesioni? Dhe a mund të ndihmojnë bonot Corona?

Shefi i ri i këshillit të ekspertëve për vlerësimin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik parashikon një recesion të rëndë sivjet, por jo rënie me më shumë se dhjetë përqind. Kështu u shpreh Lars Feld të martën (24.03) pas konsultimeve me kryeekonomistët dhe ministrin e Ekonomisë, Peter Altmaier. Instituti i Mynihut, Ifo ka përllogaritur skenarë me humbje deri në minus 20 përqind për vitin 2020. Por, sipas ekspertit Feld një rënie me më shumë se dhjetë përqind është mjaft pesimiste. Lars Feld nga Freiburgu është shef i të ashtuquajturit këshilli i „kokave të ekonomisë”, që këshillon qeverinë.

Feld deklaroi se këshilli do të bëjë një ekzaminim të posaçëm për pasojat e krizës Corona. Altmaier pas video-konferencës tha, se humbjet ekonomike parashikohet të jenë më të mëdha se gjatë krizës financiare në vitin 2009. Atëherë ekonomia gjermane ra me 5,7 përqind. Qeveria me një paketë ndihme prej miliardash ka hedhur hapin e parë për zbutjen e pasojave ekonomike. Por duhet të ndërmerren edhe masa të tjera, që ta nxjerrin Gjermaninë nga kriza.

Synohet që të mos humbasë nga fokusi një hop i ri pas krizës Corona dhe që të nxiten forcat e zhvillimit ekonomik, kur të ulet numri i infeksioneve dhe kufizimet në  jetën publike mund të shfuqizohen. Shefi i „kokave të ekonomisë”, Feld, tha, se pas „zbehjes” së masave për mbrojtjen e shëndetit nevojiten „shkëndija” në drejtim të tatimeve. Shumë gjëra do të varen, se sa shpejt Gjermania do të dalë nga kriza ekonomike dhe nëse më 2021 do të mund të ketë një hop të shpejtë si pas krizës financiare.

Lexo edhe :  Sfidë për Kinën: Pentagoni investon në prodhimin e mineraleve të rralla në SHBA

Altmaier kundër bonove Corona

Ministri i Ekonomisë, Peter Altmeier më parë i refuzoi prerazi borxhet e përbashkëta të vendeve të Euros për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë Corona. „Ne jemi të gjithë të vendosur, ta pengojmë me gjithçka është e mundur një krizë të re borxhesh në Europë “, i tha ai gazetës Handelsblatt. “Por këshilloj për kujdes, nëse prezantohen gjoja koncepte të reja, gjeniale, të cilat shpesh janë përsëritje e koncepteve të refuzuara kohë më parë.” Për zbutjen e pasojave ekonomike nga përhapja e virusit Sars-CoV-2 në nivel të BE-së po diskutohet për të ashtuquajturat bono Corona. Këto janë kredi të përbashkëta të dhëna nga institucionet e BE-së.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen të premten e kaluar (20.03) u shpreh e hapur për të tilla bono. Altmaier në të kundërt e konsideron të rëndësishme, që të forcohet aftësia e konkurrencës në Europë. “Inovacioni është më i rëndësishëm se subvecioni, dhe pikërisht për këtë ne do të vendosim piketat”, i tha ai gazetës Handelsblatt. Qeveria gjermane vazhdimisht në të shkuarën ka qenë kundër të tilla kredive duke argumentuar, se prej tyre krijohet kolektivizimi i borxheve dhe riskut./DW

Të fundit

Përplasjet Lapaj-Shabani, Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Buxheti/ Sa para do të marrin bashkitë nga qeveria! Kush do të jenë përfitueset kryesore

Qeveria shqiptare ka miratuar ndarjen e transfertës së pakushtëzuar për të gjitha bashkitë e vendit për vitin 2025, në kuadër të Programit Buxhetor Afatmesëm...

“Dhunuesit e qytetit mbrohen nga politikanët”/ Braçe: Ja pse jam i tensionuar me Ramën!

Në një intervistë për emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, zëvendëskryeministri Erion Braçe komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili kishte pohuar...

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

Administrata e Donald Trump publikoi të hënën më shumë se 230,000 faqe dokumentesh konfidenciale të deklasifikuara që lidhen me vrasjen e Martin Luther King...

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjehen pranë kufirit me Shqipërinë

Një tërmet me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, në orën 09:43 me orën lokale. Epiqendra e tërmetit ndodhej...

Lajme të tjera

Web TV