Dhjetë simptomat fillestare të Alzheimerit që duhet t’i njihni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sëmundja e Alzheimerit, forma më e zakonshme e Demencës, prek miliona jetë në mbarë botën, duke ua grabitur pacientëve kujtimet dhe aftësitë e të menduarit.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 6 milionë amerikanë jetojnë me sëmundjen e Alzheimerit.

Kur flitet për këtë sëmundje, njohja e shenjave të hershme është thelbësore për ndërhyrjen në kohë dhe menaxhimin efektiv të saj.

“Alarmante është nëse ato ndodhinvazhdimisht dhe shoqërohen me një ndryshim në aftësinë e personit për të funksionuar.

Zakonisht kur një pacient vjen tek unë për një vlerësim, kjo ndodh sepse familja dhe miqtë kanë vënë re sjellje jo karakteristike apo shqetësuese, dhe jo vetëm probleme të kujtesës”- thotë dr.MagdalenaBednarzik, mjeke geriatre e Qendrës Mjekësore të Universitetit Rash në SHBA.

Shenjat e hershme ndaj të cilave duhet pasur kujdes:

1. Humbje e kujtesës

Sipas Institutit Kombëtar të Plakjes në SHBA, problemet e kujtesës janë zakonisht një nga shenjat e para të kësaj sëmundje. Simptoma më e zakonshme e hershme e Alzheimer është dëmtimi i kujtesës për gjërat që kanëndodhur kohët e fundit.

  1. Vështirësi në zgjidhjen e problemeve

Alzheimer mund të ndikojë në aftësinë e një personi për të zhvilluar dhe ndjekur një plan ose për të zgjidhur problemet. Sfiduese bëhen edhe detyrat e thjeshta, si përshembull ndjekja e një recete të dhënë nga mjeku apo pagesa e faturave.

  1. Konfuzion mbi kohën dhe vendndodhjen

Njerëzit me Alzheimer në fazën e tij të hershme, harrojnë shpesh datat, stinën ku ndodhen,dhe e humbin perceptimin e kalimit të kohës. Po ashtu mund të kenë vështirësi të kuptojnë se ku janë ose si arritën në një vend të caktuar.

  1. Ndryshimet në shikim dhe orientimin hapësinor

Alzheimer mund të ndikojë tek perceptimi vizual, duke çuar në vështirësi në gjykimin e distancave dhe përcaktimin e ngjyrës apo kontrastit. Kjo mund të sjellëprobleme me leximin, drejtimin e makinës ose lundrimin në mjedise të njohura.

  1. Gjykim i dobët
Lexo edhe :  Tensioni i syrit, shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku

Një person me Alzheimer mund të shfaqë ndryshime në aftësitë e gjykimit ose vendimmarrjes. Të sëmurët me këtë sëmundje, mund të bëjnë zgjedhje të dobëta ekonomike, të neglizhojnë higjienën personale apo të shfaqin rënie të vëmendjes ndaj pamjes së jashtme.

  1. Tërheqja nga ndërveprimet sociale

Alzheimeri në fazën e hershme, mund të sjellë ndryshime të dukshme në sjelljen sociale. Individët mund të nisin të tërhiqen nga aktivitetet sociale, pasionet dhe bisedat me të tjerët, duke treguar një interes të reduktuar në ndërveprimet që dikur u shijonin.

  1. Ndryshimet e humorit dhe personalitetit

Alzheimeri mund të shkaktojë ndryshime në humor dhe personalitet, duke çuar në rritjen e nervozizmit, ankthit ose depresionit. Njerëzit mund të mërziten lehtësisht, tëjenë dyshues ose të shfaqin ndryshime jo karakteristike të humorit.

  1. Vështirësi në të folur dhe shkruar

Shprehja e mendimeve dhe ndjekja ose përfshirja në një bisedë, mund të bëhet sfiduese për ata që kanëAlzheimer. Ata mund ta kenë jo pak të vështirë të gjejnëfjalët e duhura, apo të ndjekin mendimet e stërholluara qëshfaqin të tjerët.

  1. Konfuzion mendor

Konfuzioni dhe çorientimi janë të zakonshme tek individët e prekur nga Alzheimeri, sidomos në mjedise të panjohura apo komplekse. Ata mund të harrojnë vendndodhjen e tyre, datën aktuale apo qëllimin që kanë objektet enjohura.

  1. Sjellje agresive dhe nervozitet

Në disa raste, Alzheimer mund të çojë në rritjen e niveleve të agresivitetit dhe nervozizmit. Kjo gjë mund të jetë shqetësuese për individin dhe kujdestarët e tyre, duke kërkuar durim dhe mirëkuptim./   S.M

Të fundit

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

“Fitoi Shqipëria Europiane 2030!” Olta Xhaçka reagon pas fitores me rezultat të ngushtë

Olta Xhaçka ka reaguar pas fitores në qarkun e Tiranës si kandidate në listën e hapur të PS, në një nga përballjet më të...

Itali, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine, iu gjetën 7000 euro…

Një 26-vjeçar shqiptar i dyshuar për trafik droge është arrestuar nga karabinierët e Cesena në Itali, ndërsa tre pjesëtarë të grupit ishin ndaluar më...

Minxhozi: Ju tregoj ndryshimin e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar sonte në “Real Story”, analizoi politikisht dy figurat e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, të cilët rivalizuan...

Lajme të tjera

Web TV