I dha fund lidhjes 10-vjeçare/ Meloni flet për herë të parë pas vendimit: Jam shumë mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jam mirë, jam shumë mirë, e bëj punën time si gjithmonë”, kështu i është përgjigjur Kryeministrja italiane ditën e djeshme gazetarëve në lidhje me vendimin e ndarjes së saj nga bashkëshorti, Andrea Giambruno.

“Nuk ka asnjë pjesë politike, nuk e di çfarë nuk është e qartë për faktin që nuk dua të flas më për këtë”, u tha ajo më tej gazetarëve.

I gjithë opinioni publik u trondit kur Meloni ditën e premte lajmëroi fundin e martesës së saj 10-vjeçare me Andrea Giambrunon. 43-vjeçari me profesion gazetar një ditë më parë u filmua teksa bisedonte me një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale.

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra.

Rrugët tona kanë kohë që kanë marrë drejtime të ndryshme dhe tashmë ka ardhur koha ta pranojmë atë”-shkruante kryeministrja italianë në rrjete sociale.

Dy ditë më parë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni zbuloi se është ndarë nga partneri i saj Andrea Giumbruno.

E gjithë ‘drama’ ndodhi si pas një skandali në televizionin italiane ‘Stiscia la notizia’ publikoi një video ku Andrea Giambruno pranon lidhje jashtë martesore madje i thotë një vajze tjetër t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre.

Meloni ka kaluar gati një dekadë me partnerin e saj ndërsa kanë një vajzë 7-vjeçare së bashku./   S.M

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV