Një tjetër talent në familjen Lipa! Vëllai i Duas në hapat e të motrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër artist në familjen Lipa. Dukagjin Lipa nga shumë mund të njihet si babai i Dua Lipës, por ai është marrë me muzikë që në moshë të hershme. Dukagjini themeloi grupin “ODA” në vitet ’80, dhe ishte vokalisti i atij grupi që performonte muzikë të zhanrit ‘rock’.

Më pas gjatë luftës, ai u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar, ku ëndrrën e tij e ndoqi Dua, e cila është sot një nga princeshat e popit në botë.

Edhe pse jo në botën e muzikës, vajza tjetër e familjes, Rina është po ashtu pjesë e botës së artit. Prej vitesh ajo është modele dhe po ashtu aktore duke siguruar role të rëndësishme.

Dhe tani, i vogli i familjes ka hedhur rrënjët e para në muzikë. Gjini, vëllai 17 vjeçar i Duas, ka prodhuar këngën e tij të parë. Teksa mbetet për tu parë nëse është po aq i talentuar në këndim sa Dua, si producent ai mban tanimë firmën e tij të parë.

E në fakt po flasim për një bashkëpunim me tre prej reperëve më në zë britanikë, dyshja A1 X J1 dhe Aitch. Ata kanë publikuar së fundmi këngën ‘Scary’, bashkëproduecent i të cilës është edhe Gjini./E.Ç

Të fundit

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut....

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Gaza, Trump organizon një takim me Tony Blair

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen...

Mbushën me kokainë Anglinë, dënohet banda e shqiptarëve

Një grup i strukturuar kriminal shqiptar, i përfshirë në trafikun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me burgime që variojnë nga 16...

Transferim falas, zbulohet objektivi i Real Madrid për 2026

Pavarësisht se Xabi Alonso ka kërkuar edhe një përforcim në mesfushë, Real Madrid duket se e ka mbyllur përfundimisht merkaton e kësaj vere. Klubi...

Lajme të tjera

Web TV