Këta nuk janë as si Ramiz Alia, por më zi edhe se ai!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Alban Daci

Kaluan 30 vjet nga koha kur Ramiz Alia u largua duke i dhënë mundësi vendit për një tranziciom të gjatë dhe të butë.

Erdhën këta dhe u sollën njësoj si Alia e me siguri edhe më keq duke përvetësuar pronat e shqiptarëve, pasuritë e e Shqipërisë e duke e bërë monopol familjar e fisnor pushtetin e sot akuzojnë se: bijtë e Alisë po na sulmojnë njësoj si në vitet ’90!

 

Harrojnë faktin se Alia qëndrojë dhe iku pa marr asnjë qindarkë pa e bërë pushtetin me trashëgimi dhe po ashtu të gjitha pronat ishin të Shtetit dhe ja la shtetit! Madje bëri edhe burg duke njohur vendimet e drejtësisë shqiptare edhe pse po të donte kishte mundësi të ikte! Këta që gjejnë justifikim tek Ramiz Alia nuk kanë asnjë ngjashmëri as me të!

Dikush që është pjesë e establishmentit mund të ketë miliona euro në bank dhe mund të ketë 30 pasuri të paluajtshme e ndërsa djali apo vajza e një qytetari të ndershëm nuk ka mundësi të paguaj studimet e larta, të paguaj qiranë e shtëpisë ose të plotësojë kushtet për një kredi për shtëpinë e kështu largohen të pa shpresë jashtë! Moral tjetër kjo klasë politike mos tu bëj shqiptarëve të ndershëm që i kanë bërë të ndjehen të huaj e të braktisur në vendin e tyre dhe të përballen me drejtësinë si çdo qytetarë si ai që ka hyrë në burg edhe për dritat! Histeria e disave nuk më habit, sepse po një pjesë e tyre kanë qarë edhe kur vdiq Diktatori!/e.t

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Lajme të tjera

Web TV