5 ushqime të cilat përshpejtojnë rritjen e flokëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushqimi dhe kujdesi i duhur janë jashtëzakonisht të rëndësishme nëse dëshironi që flokët tuaj të jenë të shëndetshëm dhe të trashë. Trashësia e flokëve varet nga mosha e personit, por edhe nga mënyra e jetesës. Konsumimi i tepërt i alkoolit, pirja e duhanit dhe stresi kanë një efekt të keq për flokët. Gjithashtu, tharëset e flokëve dhe mjetet e stilimit mund të dëmtojnë flokët tuaj.

Nëse keni probleme me rënien e flokëve dhe dëshironi të përmirësoni rritjen, ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale esenciale do të jenë shumë të dobishme për ju.

Duke konsumuar këto pesë ushqime mund të rrisni rritjen, por edhe t’i bëni flokët më të fortë dhe më të trashë.

Kamomil
Kamomili është një bimë mjekësore që konsumohet zakonisht si çaj, dhe rekomandohet për pacientët që vuajnë nga dispepsi, ngërçet, dhimbjet e stomakut, si dhe është i mirë edhe për qetësimin. Megjithatë, kjo bimë e çmuar është e pasur me antioksidantë dhe zink që rivendosin folikulat dhe në këtë mënyrë parandalojnë rënien e flokëve. Falë tyre, flokët rriten më shpejt dhe bëhen më të shndritshëm.

Kastravec
Edhe pse është përbërësi kryesor në sallata, kastraveci përdoret shpesh edhe për kujdes. Është gjithashtu pjesë përbërëse e preparateve të shumta kozmetike. Ai përmban antioksidantë si vitamina C, mangan dhe beta-karoten dhe flavonoide të shumta, të cilat të gjitha mund të jenë të dobishme në mbrojtjen e folikulave. Kastravecat janë gjithashtu një burim i mirë i silikonit, një mineral që gjendet në indin lidhës që nxit rritjen e flokëve.

Spinaqi
Nëse vuani nga mungesa e hekurit, mund të shkaktojë rënie të flokëve. Kur nivelet e hekurit në gjak janë të ulëta, oksigjeni dhe lëndët ushqyese nuk arrijnë në destinacionet e tyre përfundimtare, kështu folikulat e flokëve janë të privuar nga lëndët ushqyese, duke rezultuar në rritjen e reduktuar të flokëve. Mund të ketë gjithashtu rrallim të flokëve, por rënie të shtuar. Prandaj, është shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me hekur, veçanërisht spinaq. Përveç hekurit, spinaqi përmban vitamina dhe minerale, duke përfshirë vitaminën K, vitaminën C, acid folik, mangan, magnez, bakër dhe beta karoten. Spinaqi gjithashtu vepron si një antioksidant, pasi është burim i flavonoideve dhe karotenoideve.

Lexo edhe :  Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Agrumet
Vitamina C është e nevojshme për funksionimin normal të trupit, ndihmon në përthithjen më të shpejtë të hekurit, por gjithashtu nxit rritjen e flokëve. Njerëzit që konsumojnë sasi të mjaftueshme të vitaminës C kanë flokë të fortë, të trashë dhe të shëndetshëm. Nëse dëshironi që flokët tuaj të jenë të shëndetshëm dhe të harlisur, konsumoni sa më shumë portokall, limon dhe fruta të tjera agrume.

Arra
Aleat të shëndetit tonë janë sigurisht arrat, të cilat janë të pasura me acide yndyrore omega-3, dhe janë të nevojshme për funksionimin normal të organizmit tonë. Acidet yndyrore omega-3 kanë një efekt mbrojtës në shëndetin e sistemit kardiovaskular, por edhe në sistemin e tretjes. Megjithatë, konsumimi i arrave mund të ndihmojë në uljen e humbjes së flokëve dhe përmirësimin e rritjes së flokëve./E.Ç

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV