Paris Hilton reagon e prekur ndaj komenteve për djalin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paris Hilton u ktheu përgjigje njerëzve që e tallën në internet për përmasat e kokës së djalit të saj, Phoenix. Sado jo normale të duket, njerëzit u tallën me një bebe dhe Paris u detyrua të reagonte.

Mes shumë komenteve, pati edhe nga ato që e mbrojtën nënën e re. Paris komentoi, duke u shprehur: “Ka ca njerëz të sëmurë në këtë botë. Engjëlli im gëzon shëndet të plotë. E sigurisht që do të bëhet mjek, ka një tru të madh”.

Hilton publikoi edhe një deklaratë në Instagram, ku u shpreh: “Jetesa në vëmendjen e publikut i bën komentet të pashmangshme, por të merren me fëmijën tim, ose me të kujtdo tjetër, është e papranueshme. Kjo më lëndon më shumë seç mund ta përshkruaj”, shkroi ajo.

Më pas shtoi: “Kam punuar shumë që të kultivoj një ambient që ka dashuri, respekt dhe pranim dhe pres të njëjtën gjë në këmbim”.

Paris vijoi: “Phoenix është bota ime dhe është bekimi më i madh në jetën time. Çdo ditë me të më kujton se cilat gjëra kanë vërtet rëndësi”, duke shtuar se shpreson që njerëzit ta trajtojnë njëri-tjetrin me më shumë mirësjellje dhe empati.

Paris dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, u bënë prindër në janar, përmes një nëne surrogate. Ajo dhe Carter u shprehën shumë të lumtur dhe gati për të nisur një aventurë dhe përvojë të re me bebushin Phoenix./E.Ç

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV