“Burri i tezes më rrahu…”/ Edona rrëfehet mes lotësh si ndryshoi gjini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edona James është një nga banoret e këtij edicioni në ‘Big Brother Vip Kosova’.

Gjatë qëndrimit në shtëpi ajo ka treguar shumë aspekte nga jeta e saj personale.

Në ‘prime-in’ e mbrëmjes së djeshme ajo ka rrëfyer mes lotësh vendimin që mori në moshën 12 vjeçare për të ndryshuar gjini.

Jeta për të nuk ka qenë aq e lehtë pasi ajo tregon se është përballur me dhunë psikologjike dhe fizike.

Edona shprehet se kurr nuk e kishte në mendje të ishte burrë.

“Jam larguar nga shtëpia në moshën 12-vjeçare, nga 12 deri në 16 vjeç nuk e kam takuar nënën, nëna e ka ditur nga fillimi që nuk kisha dëshirë të isha djalë, nëna ka menduar se do të ndryshoj kur të rritem, vëllau vishej me rroba të burrave, unë gjithmonë vishja fustane.

Kur jam takuar me nënën në moshën 16-vjeçare kisha marrë hormone, nga mosha 12-vjeçare nisa të marrë hormone, me hormone ndërrohet trupi dhe me 16-vjeçe kam bërë gjoksin.

Ju e dini si kanë qenë mentaliteti, thoshin ‘kjo burrë është si do të bëhet grua’. Burri i tezes time më ka rrahur një herë shumë keq, kur më ka parë pas disa vitesh ka thënë kam hyrë në gjynah me ketë çikë, nuk mundesh të ja ndërrosh dikujt mendjen, unë këtë mendje e kam patur prej që kam lindur, kurrë nuk e kisha në mendje të isha burrë.”, rrëfeu ajo./   S.M

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV