“U zgjova në spital dhe nuk pashë nënën time”/ Letra prekëse e 26-vjeçares që u përdh*nua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

jë ngjarje e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Vlorës, tronditi rëndë opinionin publik shqiptar, ku një vajzë e re, vetëm 26-vjeçe u përdhunua barbarisht nga 3 të rinj, të cilët më herët e kishin dehur me alkool dhe kokainë.

D.26-vjeçe denoncoi këtë rast të rëndë, por menjëherë më pas u përball me kërcënime jo vetëm nga përdhunuesit por dhe nga familjarët e tyre.

I dashuri i saj e kishte ftuar për të dalë, ndërsa në mendje kishte gati kutrhin për ta përgatitur 26-vjeçaren si dhuratë për shokun e tij që kishte dalë nga burgu.

E reja ka rrëfyer edhe njëherë tragjedinë e saj në emisionin “Piranjat” me një letër të hapur, por e lexuar nga moderatorja Dojna Mema.

Kam vendosur të dal sonte këtu pa fytyrë ër shkak të opinionit të njerëzve, por jo se kam bërë faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar aq sa kam qenë e vetëdijshme, nuk gënjej sepse akoma e kam para syve çdo gjë. U zgjova në spital dhe nuk pashë nënën time, por nënën e dikujt tjetër. Edhe pse isha e përgjumur, nuk më pyeti se si jam, por më tha tërhiq çdo gjë që ke thënë. Normal që kam frikë, sepse e di që ata kanë njohje, kanë lekë dhe njohin njerëz, ndërsa unë vij nga një fmailje e thjeshtë që jeton në fshat. Por nuk do ta shkelin kurrë dinjitetin tim, siç u munduan të ma shkelin, do vazhdoj të tregoj të vërtetën, kokën do ta mbaj lart edhe për ata që më shajnë, edhe për ata që më kërcënojnë. Prandaj do të bërtas për të vërtetën time. Përdhunuesit të marrin atë që meritojnë, dhe unë atë që meritoj. Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetjeje nga njerëz që nuk i njoh, ju falenderoj”.

Të fundit

Lajm i mirë! Shqipëria hedh një hap tjetër drejt BE-së

Shqipëria ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Komiteti i...

“Detanta” SHBA-Kinë, arrihet marrëveshja për eksportet kineze

Zyrtarët amerikanë dhe kinezë kanë bërë të ditur se kanë rënë dakord për një kornizë për të rikthyer situatën tregtare përpara vendosjes së tarifave...

Tijjani Reinders prezantohet tek City: “Ky është një nga klubet më të mëdha në botë”

Tijjani Reijnders ka ndarë emocionet e tij pas përfundimit të transferimit nga AC Milan te Manchester City. Sot (e mërkurë), mesfushori 26-vjeçar i kombëtares...

Asllani largohet nga Interi? E kërkon klubi italian

Kristjan Asllani mund të jetë përballë një momenti kyç në karrierën e tij gjatë kësaj merkatoje vere. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, mesfushori...

Devoll/42-vjeçarja shantazhon ish të dashurin, i kërkon para për të mos i publikuar fotot

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Devoll, ku ndryshe nga çfarë tregon trendi i akteve kriminale në raport gjinie dhe statistikat, këtë herë...

Lajme të tjera

Web TV