Kryengritje në burg, plagosen dhjetë policë dhe disa të burgosur në Shkup

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë bastisjes që është kryer me urdhër që Gjykatës Penale të Shkupit, policia në qelitë e të burgosurve ka gjetur 63 telefona celularë, 82 thika, katër thumba, 71 mbushës telefoni dhe substance narkotike.

MAQEDONIA E VERIUT- Të paktën dhjetë pjestarë të policisë dhe disa të burgosur janë lënduar gjatë një përplasje fizike në burgun e Idrizovës, në Shkup, njoftoi më 28 tetor Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Të burgosurit, sipas zëdhënësit të MPB-së, Toni Angellovski, kanë bërë rezistencë gjatë përpjekjes së policisë për të kontrolluar qelitë e tyre, pas informacioneve se po mbanin gjësende të ndaluara. Gjatë bastisjes që është kryer me urdhër që Gjykatës Penale të Shkupit, policia në qelitë e të burgosurve ka gjetur 63 telefona celularë, 82 thika, katër thumba, 71 mbushës telefoni dhe substance narkotike.

“Gjatë veprimeve të policisë është mbledhur një grup më i madh i të burgosurve dhe kanë bërë rezistencë aktive, por pas masave dhe veprimeve të ndërmarra ata janë mposhtur. Me këtë janë lënduar dhjetë policë, ndërsa janë lënduar edhe disa nga të burgosurit”, tha Angelovski në një video-regjistrim të publikuar në faqen e internetit të MPB-së.

Por, në rrjetet sociale janë shpërlarë shumë fotografi nga qelitë e burgut të Idrizovës, ku duken shumë të burgosur me lëndime të rënda trupore. Sipas familjarëve të tyre, “njësite speciale kanë ndërhyrë brutalisht duke rrahur rëndë dhjetëra të burgosur”. Drejtoria e burgut të Idrizovës ende nuk ka dalë me të dhëna zyrtare lidhur me incidentin në burgun e Idrizovës, ku në fuqi ende janë masat e krizës për shkak të mungesës së gardianëve, dhe njoftimeve për “kërcënim të sigurisë”. Në ndihmë të policisë së burgut janë vënë edhe njësitë e speciale dhe pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo edhe :  "Mrekullia "e festave - Qytetarit në Tiranë i humbin 27 mijë euro, ia kthen policia

Në muajt e fundit, burgu i Idrizovës është përballur me disa skandale, ndër të tjera, me hapjen e një tuneli nëntokësor nga të burgosurit që kishin planifikuar arratisjen. Në burgun e Idrizovës në vuajtje të dënimit janë rreth 1.206 të burgosur, në mesin e të cilëve edhe ata me burgim të përjetshëm.

Shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare në disa raste kanë raportuar për mbipopullim të burgjeve në Maqedoninë e Veriut, për trajtim jonjerëzor të të burgosurve, kushte të rënda dhe korrupsion.

Me qëllim shpopullimin e burgjeve në procedurë parlamentare gjendet propozim-ligji për amnisti që parasheh lirimin nga burgu të të dënuarve deri në gjashtë muaj burg dhe ulje të dënimit prej 30 për qind për disa kategori tjera të të burgosurve./I.S

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV