Covid-19/Nga burgu lirohen burrat, harrohen gratë, ja statistikat e habitshme 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/Ditën e sotme Drejtoria e Burgjeve listoi emrat e të gjithë të dënuarve që munden të pëfitonin nga vendimi i Ministrisë së Drejtësisë që, nëpërmjet një akti normativ, iu kërkoi plotësimin e dokumentacionit përkatës të paktën 600 të dënuarve. Dhe kështu ndodhi.

Në fakt vendimin për të lënë qelitë e kanë marrë vetëm 570 të tillë dhe ende nuk dihet se për se nuk kanë mundur të përfitojnë 30 personat e tjerë të dënuar. Por ajo që bie në sy në këtë listë lidhet me numrin e voglë të femrave të liruara.

Në listën prej 570 personave, në fakt vetëm 5 gra kanë mundur të dalin në liri, ndërkohë që duke iu referuar statistikave të të dënuarve që gjenden nëpër burgjet tona, statistika që janë përditësuar në shkurtin e këtij viti shihet se nën 5 vjet dënim në fakt gjenden jo pak po plot 17 gra.

Nuk dihet se cila ka qenë arsryeja e këtij numri tejet të kufizuar lirimi grash, në kohën kur në fakt është pretenduar që gratë e dënuara do të jenë me të favorizuarat në çdo moment amnistie apo edhe faljeje të parpritur siç ndodhi në këtë rast me përfshirjen e vendit tonë nga virusi Covid 19.

Statistikat e grave të dënuara   

Duke iu referuar të dhënave që janë listuar në tabelën e ‘gjendjes së të dënuarve për shkurtin e 2020-s’ shikohet se janë jo pak por plot 10 gra të dënuara mbi moshën 50 vjeç.

Meqë një prej kritereve ka qenë mosha, më pas vepra penale, sëmundja dhe masa e dënimit të mbetur, shikohet se ka të dënuar që është edhe mbi moshën 70 vjeç që sigurisht që nuk ka qenë pjesë e kësaj liste edhe pse mund të jetë e një vepre të rëndë penale. Por duke parë me hollësi këtë tabelë shihet se në vendin e vuajtjes së dënimit të grave, në burgun “Ali Demi” gjenden gjithsej 52 gra të dënuara, 5 prej të cilave kanë lënë qelitë. Kështu janë në burg ende edhe 47 prej tyre.

Nga këto mësohet se 3 gra janë të dënuara në më pak se 1 vit, 3 të tjera 1-3 vjet dhe 11 gra rezultojnë të dënuara me një masë nga 3-5 vite. Por duke iu referuar njërës nga të dënuarat që ka përfituar ditën e sotme nga akti normativ, e cila ka qenë e dënuar me rreth 7 vjet burg atëherë lind pyetja; po të tjerat që gjenden në këtë masë dënimi përse nuk janë liruar të gjitha?

Lexo edhe :  Plas grushti/ Ilir Demaliaj përleshet me Kujtim Gjuzin në një lokal në Tiranë (VIDEO)

Por dikasteri i drejtësisë duket se është mbajtur fort pas dokumetacionit të plotësuar nga të dënuarit që mund të përmbushnin kriteret e për pasojë edhe numri i grave të liruara të ketë qenë kaq i vogël duke u krahasuar me të dënuarve burra.

Etilda Gjonaj, teksa shpjegote aktin normativ tha se do të ketë komisione të posaçme që do të shqyrtojnë dokumentet e të dënuarve, ku sipas saj, janë 3 formularë që do të plotësohen nga të dënuarit dhe familjarët e tyre, ndërsa do të ketë dhe komunikim me prokuroritë dhe policitë e zonave nëse këta të dënuar përbëjnë rrezikshmëri apo jo. Në këto kushte ende nuk dihet se çfarë rreizkshmërie përbënin gratë që ishin me dënime më të ulëta se sa njëra prej grave të liruara sot.

Gratë që përfituan

Duke iu referuar listës prej 570 personash të dënuar që fituan lanë qelinë, që Drejtoria e Burgjeve bëri publike shihen se 5 gratë e liruara janë;

-Bukurije Fejza, e arrestuar gjatë operacionit “Kunati”, e dënuar me 5 vite burg për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”;

-Luljeta Kasa e dënuar me 6 muaj burg nga gjykata e Elbasanit për “Falsifikim të dokumenteve”;

-Malvina Qirko e dënuar nga gjykata e Tiranës me 6 muaj burg për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”;

-Olesia Duka e dënuar nga gjykata e Apelit në Durrës me 6.9 vjet burg, për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha” të disa biznesmenëve në Tiranë dhe Durrës;

-Pranvera Gashi e dënuar nga gjykata e Fierit me 8 muaj burgim për “Falsifikim të dokumentave dhe vizave”!

Tashmë në masën e dënimit nga 5-10 vite burg gjendeshin deri ditën e sotme 15 gra, 14 prej të cilave tashmë  e vuajnë ende dënimin, po kaq sa edhe në masën nga 10-20 vite burgim. Ndërkohë sipas statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në masën nga 20-25 vite gjenden edhe 6 gra në burgun e Alid Demit./Fjala.al/ 

Të fundit

VIDEO/ Hapat e votimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë ka nisur procesi i shpërndarjes së zarfeve me fletët e votimit për bashkatdhetarët...

Kokalari godet: LaCivita fasadë për Berishën, Manafort qëndron pas tij

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, përmes rrjeteve sociale, ka përcjellë një tjetër mesazh, lidhur me angazhimin e Chris LaCivita, i cili ka marrë përsipër të...

Shkuan në Maqedoninë e Veriut për të punuar ‘në të zezë’, e pësojnë keq 13 shqiptarë

13 shtetas shqiptarë, që dyshohet se punonin në mënyrë të jashtëligjshme në industrinë e ndërtimit, janë ndaluar në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Punëve të...

Këlliçi thirrje SPAK-ut: Reagoni ndaj krimeve zgjedhore, po dëmtojnë procesin

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të fundit politike dhe ka bërë thirrje publike ndaj...

Trafiku në Tiranë s’ka të sosur/ Balluku premton qendër “high-tech” në hyrje të Tiranës

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë ndërtimi i autostradave dhe rritja e numrit të automjeteve, ngarkon kryeqytetin. Në aktivitetin infrastruktura, arritjet...

Lajme të tjera

Web TV