Pangolina sërish e dyshuar si shkaktare e koronavirusit COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prova të reja shkencore hedhin dritë se Pangolina është shkaktarja e koronavirusit COVID-19.

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Hong Kongut dhe Universiteti Shantou analizuan mostrat e koronavirusit në një grup të vogël pangolins malajziane që kontrabandoheshin në Kinë dhe zbuluan se ato kafshë ndajnë një shkallë të lartë të ngjashmërisë me SARS-CoV-2.

Në një studim të botuar në Nature, shkencëtarët theksojnë se, kjo shkallë e ngjashmërisë nuk është e mjaftueshme për të siguruar që ky gjitar i vogël i egër është padyshim origjina e shpërthimit,.

Shkencëtarët udhëzojnë se shitja e tyre në tregjet e kafshëve të egra duhet të ndalohet menjëherë për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të mundshëm të virusit te njerëzit.

Nuk është hera e parë që pangolina ka qenë e dyshuar si shkaktare e COVID-19. Më 7 shkurt, një ekip kinez gjithashtu publikoi një studim në Nature në të cilin ata pretenduan se kishin gjetur në një pangolinë një gjenom të koronavirusit me ngjashmëri 99% me patogjenin e Covid-19.

Sidoqoftë, disa javë më vonë u duhej të tërhiqeshin , sepse ngjashmëria nuk ishte 99% por 90%, një përputhje e pamjaftueshme për të pohuar se kjo kafshë është origjina e pandemisë.

Burimi: lavanguardia Përshtati: Fjala.al

Të fundit

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

Lajme të tjera

Web TV