Nga qelia, ‘bëhet i gjallë’ / Fredi Beleri: ‘Harresa’ me dosjen time është në kundërshtim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka reaguar në lidhje me ‘harresën’ që sipas tij i është bërë dosjes së tij

Postimi i plotë i Belerit:

Edhe pse kanë kaluar gati 30 ditë nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës që dërgoi për shqyrtim në Gjykatën e Lartë me qëllim interpretimin se cila është Gjykata kompetente për të shqyrtuar kërkesën time për tu pajisur me leje /autorizim të veçantë me qëllim kryerjen e betimit, nuk ka ende asnjë përgjigje apo datë gjykimi.

Ndonëse çështja është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datën 16.10.2023 dhe kjo Gjykatë ka për detyrë të shprehet brenda 5 ditëve për të përcaktuar gjykatën kompetente që do të shqyrtojë kërkesën time për dhënien e lejes /autorizimit të veçantë për t’u betuar si Kryetar i Bashkisë Himarë, me indiferentizëm ekstrem, Gjyqtari Relator mban të bllokuar çështjen.

Këto zvarritje të pa precedent me pasoja shumë të rënda për Komunitetin e Himarës, zgjedhësit dhe banorët që presin ndryshimin në qeverisjen lokale, e shprehur kjo me vullnet të lirë nëpërmjet votës, po mbahet peng pa asnjë referencë ligjore.

Këta gjyqtarë që neglizhojnë afatet procedurale dhe deformojnë ligjin, për fat të keq të ndodhur edhe në majën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri si anëtarë të Gjykatës së Lartë, në fakt janë duke i zgjatur jetën Kryetarit të Bashkisë më të korruptuar dhe të urryer nga populli i Himarës në 30 vite pluralizëm.

Këto “harresa” me dosjen time, përfshirë këtu edhe vendimet e mëparshme krejtësisht absurde dhe te pa bazuara në ligj, në kundërshtim me parimet bazë të sanksionuara në Kushtetutë ku Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit dhe populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërdrejtë, vendime që më kanë mohuar të drejtën që sovrani ma ka dhënë me votë, kanë vetëm një shpjegim: segmente të drejtësisë janë vënë në shërbim të politikës dhe në mbrojtje të sistemit të korruptuar të qeverisjes lokale në Himarë.

Lexo edhe :  Hyn në fuqi “bonus-malus”, ndëshkim dhe shpërblim, si dhe sa do të paguajnë shoferët

Dua t’ju kujtoj të gjithëve ju se kjo beteje ligjore nuk është për mua si individ e as për postin e Kryetarit të Bashkisë, por për Himarën, votën e lirë dhe demokracinë!

ALFRED DHIONISIOS BELERI

KRYETAR I ZGJEDHUR I BASHKISË HIMARË./e.ttttt

Të fundit

Mjeku i Kombëtares flet për dëmtimin e Brojës: Po e ndjek fati i keq

Ilvi Begolli, Koordinatori i Departamentit të Mjekësisë në FSHF foli në MAX Sport në Euronews Albania në lidhje me...

Financoi fushatën e tij me paratë e Gaddafit/ Ish-President Sarkozy përballë drejtësisë

Ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy është përballur me gjykatat franceze pasi akuzohet për marrjen e fondeve të paligjshme nga regjimi i atëhershëm i Muamar...

Kongresi Amerikan mblidhet për të certifikuar fitoren e Donald Trump në zgjedhje

Kongresi amerikan do të mblidhet të hënën për të certifikuar fitoren e zotit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, përballë zëvendëspresidentes aktuale, Kamala...

Premtimi i Berishës/ Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u zotua që nëse forca e tij politike vjen në pushtet, do të përgjysmojë taksat për naftën në...

Ngritën sera me kanabis në Berat/ SPAK dërgon për gjykim 17 persona

Në përfundim të aktivitetit hetimor në kuadër të procedimit penal Nr. 5, viti 2023, dhe pas një hetimi dyvjeçar ndaj 113 (njëqind e trembëdhjetë)...

Lajme të tjera

Web TV