Mirënjohje e merituar/Kampioni mes lotësh: U ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alvin Karaqi, kampioni shqiptar i karatesë mori “Yllin e Mirënjohjes Publike” të akorduar nga kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, 30-vjeçari s’ka mundur t’i mbajë lotët, teksa ka thënë se dita kur i ofruan mbajtjen e flamurit kuqezi në ceremoninë hapëse të Kampionatit Evropian, u ndje si Gjergj Kastrioti.

“Dita kur mora flamurin për të përfaqësuar Shqipërinë në ceremoninë e hapjes, aty ishte medalje ime. Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti.

Faleminderit të gjithëve që më keni ndihmuar, familja, trajneri. Kemi një histori në sport, duket të luftojmë që kjo shqiponjë të jetë krenare. Veç kushteve, duhet edhe ndjenja që i japim njëri-tjetrit.

Unë nuk e përjetova medaljen, sepse kur e fitova shkova në punë në spital. Më falni për këto emocione, por uroj që sportistët dhe ata të karatesë ta përjetojnë këtë ndjenjë që po ndjej unë tani”, tha Karaqi mes lotësh./  S.M

Të fundit

Pas zjarrit në Kaninë/ Pamje nga droni, zbulohen dëmet e shkaktuara

Pas shuarjes së flakëve në fshatin Kaninë, ditën e sotme janë filmuar pamje ajrore të realizuara me dron, të...

Pauza e luftimeve në Gaza/ Zhgënjimi i Rubios: SHBA duhet të ndryshojnë strategjinë

Ushtria izraelite njoftoi një ndërprerje ditore të operacioneve të saj në disa pjesë të Gazës dhe krijimin e korridoreve të reja të ndihmës, pas...

Ish-shefi i “Rrugores” i dhunoi kamerierin/Pronari i lokalit bën për spital Ardian Isufin

Policia ka dhënë detaje të reja sa i përket ngjarjes së ndodhur në një bar në zonën e Skelës në Vlorë. Ish shefi i Rrugores...

Kur detyrat kushtetuese dhe publike përdoren si pronë private

Endri Kajsiu Pse mungoi kryeprokurori në prezantimin e draftit të kodit të ri penal dhe heshtja e çuditshme e organit të “akuzës”? Më 25 korrik 2025,...

Zjarret djegin banesa/ Evakuohen banorë dhe pushues në Borsh, aktive vatrat në Prespë

Perkeqesohet situata me zjarret në jug të vendit. Në Borsh flakët i janë afruar plazhit. Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme...

Lajme të tjera

Web TV