Çamëria dhe hordhitë kriminale të Greqisë që do të zbulohen së shpejti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Krimi kundër popullsisë çame është një vepër kriminale makabër që është mbajtur e fshehtë. Por tani ka ardhur koha që të dalë në pah. Ne shqiptarët e njohim shumë mirë këtë krim, por sot është koha e trajtimit të saj ndërkombtarisht.

Republika e Çamërisë dje mbushi 7 vjet nga krijimi i saj

I. Shumë mirë që ndërkohë ka filluar të lëvizë  çështja e Republikës së Çamërisë, dhe që në këto ditë u shpreh me germa të mëdha prej saj se: Së shpejti do të kemi dhe zhvillime të mëtejshme.

Kjo po pritej nga patriotizmi shqiptar, dhe Çamëria duhet të ndjekë rrugën e Kosovës, ndërsa shteti shqiptar dhe të gjitha institucionet e rëndësishme të Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të hidhen në sulm ndërkombëtar.

Kjo, sepse të gjitha provat historike janë shpallur botërisht.

Krijimi i një proteste të madhe institucionale në Çamëri do të përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Republika Federale Gjermane, sepse historikisht këta dy shtete e kanë pasur çështjen e Çamërisë në agjendën e tyre.

Krimi kundër popullsisë çame është një vepër kriminale makabër që është mbajtur e fshehtë. Por tani ka ardhur koha që të dalë në pah. Ne shqiptarët e njohim shumë mirë këtë krim, por sot është koha e trajtimit të saj ndërkombtarisht.

Fati i Çamërisë u varros bashkë me fatin e Kosovës, kur fuqitë e madha nuk ia dhanë këto dy krahina të mëdha shqiptare, Shqipërisë së re që po formohej me shpalljen e pavarësisë, në vitin 1912-1913.

Pikërisht këtu qëndron edhe fati i përbashkët që kanë pasur në vuajtje, persekutim dhe shfarosjen etnike të dyja etnitë shqiptare edhe në Çamëri, edhe në Kosovë.

Lexo edhe :  Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Por ka një rregull historik që thotë se: fati i përbashkët i dy etnive të të njëjtit popull që e kanë kaluar njëlloj rrezikun e shfarosjes nga pushtuesit e tyre; po ky fat i bashkon këto etni në lirinë e tyre që, si rregull, u vjen thuajse njëherësh.

Prandaj: për këtë arsye historike, shpallja e pavarësisë së Kosovës, tani i obligon të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, që të përkrahin me sa të munden lëvizjen që pritet të fillojë në Greqi dhe jashtë saj nga populli i masakruar trim dhe patriot i Çamërisë, për krijimin e Republikës së Çamërisë.

II. Koha ka ardhur. Shqiptarët e Çamërisë duhet të ndjekim rrugën e shqiptarëve të Kosovës. Historia me dhunë i ndau nga shteti amë të dyja krahinat kryesore të Shqipërisë: Kosovën dhe Çamërinë

Por koha ka ardhur dhe shqiptarët kudo ku janë u duhet të marrin motiv patriotik nga lëvizja e shoqërisë shqiptare çame në Greqi, që nga Janina e deri në Prevezë.

Dhe shenjat janë që do të fillojë kjo lëvizje, se edhe shqiptarët e Çamërisë që janë shpërngulur me dhunë nga tokat e tyre dhe banojnë me shumicë në Shqipëri dhe në Turqi, janë të gatshëm që ta nisin këtë lëvizje patriotike për atdheun e tyre të shumëvuajtur nga hordhitë greke.

Është e sigurt që shqiptarët e Çamërisë do të jenë të gatshëm ta fillojnë lëvizjen mbresëlënëse patriotike për krijimin e Republikës së Çamërisë, realisht në tokat etnike nga ku i kanë dëbuar hordhitë kriminale të Greqisë./    S.M

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV