AFP: Hamasi do të lirojë pengjet e huaja në ditët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hamasi tha të martën se do t’i lirojë pengjet e huaj në “ditët e ardhshme” , sipas informacionit të cituar nga AFP. Të martën në mëngjes, ushtria izraelite njoftoi se 240 persona mbahen si të pengje në Gaza.

Në pasdite, zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obaidah, tha në një fjalim të regjistruar në video se organizata e tij kishte informuar ndërmjetësit se do të “lironte një numër të burgosurish të kombësisë së huaj në ditët në vijim, sepse ne nuk dëshirojmë të mbajmë ata në Gaza”.

Zëdhënësi i Hamasit foli edhe për operacionin tokësor të IDF që çoi në lirimin e ushtares izraelite Ori Megiddis, duke theksuar se ajo nuk mbahej nga Hamasi. “Ndoshta ajo mbahej nga individë privatë,” tha ai, duke shtuar se “Izraeli nuk arriti kurrë tek asnjë nga të burgosurit e mbajtur nga Hamasi”.

Vlen të theksohet se gjatë vizitës në Moskë, një delegacion i Hamasit ishte shprehur pozitivisht në kërkesën për lirimin e 8 të burgosurve ruso-izraelitë, madje duke theksuar se po kërkonin që t’i lejonin të largoheshin nga Gaza.

Në deklaratën e tij të martën, zëdhënësi i Hamasit foli edhe për luftimet me ushtarët izraelitë, duke i dërguar një mesazh kërcënues Netanyahut.

“Ne e shohim këtë luftë si fillimin e çlirimit dhe fundin e pushtimit. Kemi ‘lajme të mira’ për Netanyahun dhe ushtarët e tij ata do të jenë në gjunjë në fund të luftës. Kjo luftë do të jetë fundi politik i Netanyahut. Gaza do të bëhet një varrezë për pushtuesit. Muxhahidët tanë deri më tani kanë shkatërruar 22 automjete ushtarake izraelite”, tha ai ndër të tjera./I.S

Të fundit

Izraeli lejon vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza

Izraeli do të lejojë që ndihma humanitare të hidhet nga ajri për banorët e Gazës nga vendet e huaja,...

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”, pamje e befasishme!

Sacha Baron Cohen, i njohur për rolet e tij komike si Borat, Ali G dhe Brüno, është kthyer së fundmi në vëmendjen e publikut,...

Delvina në flakë, banorët me lot në sy! Evakuohen 3 fshatra

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha në fshatrat Vergo dhe Palavli të Delvinës, ku flakët raportohet se kanë djegur mbi 11 banesa si dhe...

Lamine Yamal do të bëhet kapiten i Barcelonës?

Lamine Yamal është një nga lojtarët që janë në garë për t’u bërë një nga katër kapitenët e Barcelonës nëse Marc-Andre Ter Stegenit i...

Newcastle e tepron me çmimin e kërkuar për Alexander Isak

Alexander Isak i ka kërkuar Newcastle të shqyrtojë mundësinë e një largimi të mundshëm nga klubi, por gjetja e një destinacioni të ri mund...

Lajme të tjera

Web TV