Më pak se gjysma e asaj që Elon Musk pagoi, vlera e re e X-it!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk i ka thënë stafit të X, dikur Twitter, se vlera e kompanisë së mediave sociale ka rënë në 19 miliardë dollarë, duke shënuar një ulje të konsiderueshme nga 44 miliardë dollarë që ai pagoi për kompaninë vitin e kaluar.

Shifra e re doli në një memorandum të brendshëm që parashtronte planet për t’i dhënë punonjësve kapitalin e vet në biznes me 45 dollarë për aksion, siç u raportua fillimisht nga Fortune.

Kjo shifër është dukshëm më e ulët se marrëveshja prej 54,20 dollarësh për aksion për të cilën Musk ra dakord në tetor të vitit 2022 dhe vjen pas 12 muajsh të trazuar për Twitter, i cili që atëherë është riemërtuar si X. Që kur bleu platformën, Musk ka qenë në një “luftë” të vazhdueshme për të rritur të ardhurat pas një rënie të madhe në shitjet e reklamave.

Që nga blerja e saj, Musk ka shkurtuar mijëra vende pune në një përpjekje për të ulur kostot, duke futur gjithashtu tarifa të reja. Twitter muajin e kaluar u hetua nga BE për shpërndarjen e përmbajtjes së dhunshme dhe dezinformatave në lidhje me luftën Izrael-Hamas. Ndërkaq, për të shmangur keqpërdorimet që bëhen me raste në rrjetet sociale, Musk i ka bërë thirrje përdoruesve të këtij rrjeti që mos ta përdorin 24 orë.

X ka filluar të vendosë funksionin që me gjasë deri më tani askush nuk e kishte kërkuar. Fjala është për funksionin e audio dhe video-thirrjeve. Ky lajm nuk është ndonjë befasi e madhe pasi drejtoresha Linda Yaccarino, në gusht konfirmoi ardhjen e opsionit të ri.

Ky është një hap drejt revolucionit të X me qëllim që të jetë një aplikacion për të gjithë, siç dëshiron pronari Elon Musk./   S.M

Të fundit

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi...

Luca Toni këshillon Juventusin: Ta them unë se kë duhet të blesh

Luca Toni ka thënë se Juventusi duhet të blejë një zëvendësues nëse do të shesë Dusan Vlahovic. Pavarësisht mbërritjes së sulmuesit të Lille, Jonathan David,...

E mjera Shqipëri! Pensionistët e Durrësit plagosen me thikë për… një lojë domino

Një lojë domino është transformuar në një plagosje me thikë, ku të lënduar kanë mbetur 2 të moshuar nga Durrësi. Burime për A2 bëjnë me...

Trump del blof me sulmin për Beyonce, këngëtarja nuk është paguar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pretenduar se këngëtarja me famë botërorë, Beyonce ka marrë 11 milionë dollarë gjatë fushatës...

Nxehet situata! Trump: Putin ka kohë edhe 10-12 ditë, ose…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ulur ndjeshëm afatin që i kishte dhënë më parë presidentit rus Vladimir Putin për të arritur...

Lajme të tjera

Web TV