I përfshirë në korrupsion/ SHBA sanksionon ish-drejtorin e prokurimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, për shkak të përfshirjes në korrupsion. Sipas njoftimit, atij do t’i ndalohet hyrja ë SHBA.

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”, u tha në njoftim.

Sipas DASH-it, veprimet e sotme të SHBA-së dëshmojnë se Uashingtoni qëndron me ata në Kosovë që kërkojnë përgjegjësi nga zyrtarët e korruptuar publikë.

“Ky vendim riafrimon përkushtimin e SHBA-së për luftimin e korrupsionit që dëmton interesat publike, pengon prosperitetin ekonomik të shteteve dhe zvogëlon aftësitë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të shtetasve të tyre”.

Po ashtu, nën sanksione janë vendosur edhe fëmijët e Krasniqit, Aulona dhe Olti Krasniqi të cilëve po ashtu nuk do t’iu lejohet hyrja në SHBA./I.S

Të fundit

Çfarë ndikon në dashurinë tonë për matematikën?

Matematika është një nga ato lëndë shkollore që ose e do ose e urren: ndërsa rritesh, ke tendencë ta pëlqesh gjithnjë...

Afera “Partizanin”/ Berisha dhe 4 të pandehurit e tjerë dalin para gjykatës më 30 qershor

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 30 qershor, ora 10:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel lidhur me çështjen e privatizimit të...

Protestat në Los Angeles/ Emigrantë me fëmijë të vegjël u mbajtën pa ujë e ushqim

Teksa agjentët federalë nxituan të arrestonin emigrantët në të gjithë Los Angeles, ata i mbyllën të ndaluarit, përfshirë familjet me fëmijë të vegjël, në një bodrum...

Udhëtimi i Vespuçit, si një Bildungsroman

Një dokumentar me katër episode në Rai rrëfen historinë Nga Francesca Pierleoni Të hysh "në zorrët e kësaj anijeje me vela, e cila është kthyer në...

Basha merr një fitore ndaj Ramës, ja çfarë vendosi gjykata pas 7 vitesh

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë që kryeministri Edi Rama kishte bërë ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu i qeverisë e kishte paditur...

Lajme të tjera

Web TV