Moti i keq ka përfshirë vendin tonë prej disa orësh. Në një njoftim më herët OSHEE ka bërë me dije se për pasojë është shkaktuar avari në linjën 35kV Sharrë-Tec Kombinat, dhe për pasojë kanë mbetur pa energji disa zona në Tiranë.
Njoftimi:
Si pasojë e motit të keq me rrebeshe shiu e stuhi, ka dalë jashtë pune linja 35kV Sharrë-Tec Kombinat duke lënë pa energji NST Ndroq dhe NST Qafë Mollë. Pa energji kanë mbetur disa zona në periferi të Tiranës:
Pjesërisht; Ndroq, Butac, Pinet, Sauqet, Shesh Berzez, Zhurije, Shkalle Mater, Kercukje, Zbarqe, Maknor, Pezë e Madhe, Dorzë, Pojanë, Grorë, Rroshte, Grec e siperme dhe e poshtme, Ismailje, Ceke, Celje, Pezë e Vogël, Pezë Helmes, Kalac, Ura e Beshirit Shkallë, Darshë, Qafë Mollë Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt Shën Gjergj, Verri Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgure Shenmeri, Dom, Fag, Derje, Bultic Qendër Kombinat dhe Vaqarr.
Grupet e avarisë së OSSH Tirane janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e avarisë dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët. /I.S