Sëmundjet e transmetuara nga kafshët mund të vrasin 12 herë më shumë njerëz deri në 2050

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa sëmundje që transmetohen nga kafshët te njerëzit mund të vrasin 12 herë më shumë njerëz në vitin 2050 sesa në vitin 2020, sipas shkencëtarëve.

Ekspertët nga kompania amerikane e bioteknologjisë “Ginkgo Bioworks” bënë thirrje për “veprim urgjent” për të reduktuar rrezikun për shëndetin publik global.

Epidemitë e shkaktuara nga sëmundjet e kafshëve mund të bëhen më të zakonshme në të ardhmen për shkak të ndryshimeve klimatike dhe shpyllëzimit, paralajmëruan ata.

Analiza shqyrtoi tendencat historike për katër patogjenë specifikë viralë. Këto ishin filoviruse, të cilat përfshijnë virusin Ebola dhe virusin Marburg, SARS Coronavirus 1, virusin Nipah dhe virusin machupo, i cili shkakton ethet hemorragjike Boliviane.

Studimi nuk përfshiu Covid-19, i cili shkaktoi një pandemi globale në vitin 2020 dhe besohet se e kishte origjinën nga lakuriqët e natës.

Shkencëtarët shqyrtuan më shumë se 3.150 shpërthime midis 1963 dhe 2019, duke identifikuar 75 transmetime nga kafsha te njeriu në 24 vende.

Baza e të dhënave mbulonte epidemitë e raportuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shpërthimet e ndodhura që nga viti 1963 që vranë 50 ose më shumë njerëz dhe ngjarje historikisht të rëndësishme duke përfshirë pandemitë e gripit të vitit 1918 dhe 1957.

Ngjarjet shkaktuan 17.232 vdekje, nga të cilat 15.771 u shkaktuan nga filoviruset dhe më së shumti ndodhën në Afrikë.

Shkencëtarët thanë se shpërthimet u rritën me gati 5 për qind çdo vit midis 1963 dhe 2019 dhe vdekjet u rritën me 9 për qind.

“Nëse këto ritme vjetore të rritjes vazhdojnë, ne presim që patogjenët e analizuar të shkaktojnë katër herë më shumë transmetime dhe 12 herë më shumë vdekje në 2050 sesa në 2020,” shtuan ata.

Lexo edhe :  Sa million ke aty? Eksperti lë pa fjalë Fevziun me ‘portofolin e bitcoin’

Ata gjithashtu sugjeruan që numrat ishin të nënvlerësuar për shkak të kritereve strikte për përfshirjen e patogjenëve në analizë dhe përjashtimin e Covid-19.

Ata thanë se një vlerësim i provave sugjeron se shpërthimet e fundit të përhapjes së sëmundjeve nga kafshët “nuk janë një lajthitje apo rastësi”, por ndjekin një “tendencë shumë dekadash në të cilën shpërthimet e përhapjes janë bërë më të mëdha dhe më të shpeshta”.

Ekipi shtoi se “veprim urgjent nevojiten për të adresuar rrezikun e madh dhe në rritje për shëndetin global” bazuar në tendencat historike.

Gjetjet e studimit u publikuan në revistën “BMJ Global Health”./   S.M

Të fundit

Trump jep njoftimin e rëndësishëm: Për 30 ditë marr vendim për të ardhmen e TikTok

Presidenti Donald Trump tha të shtunën se ishte në bisedime me shumë individë për blerjen e platformës TikTok dhe...

Vdekja e 6-vjeçarit në spital, mjekja: Ja përse i ishte krijuar bronkoplomonia

Fëmija 6-vjeçar që ndërroi jetë në spitalin e Lushnjës pas rreth gjashtë ditësh trajtimi në kushte shtëpie nga gjyshi, vuante nga bronkopneumonia bilaterale. Mjekët...

Ndarja nga jeta e Janullatos, politologu: Ringriti kishën ortodokse në këto 3 dekada

Anastas Janullatos ndërroi jetë të shtunën, pas disa javësh shtrimi në spitalin “Evangelismos”, në Athinë ku ishte dërguar me urgjencë nga Tirana. Lidhur me këtë...

CIA publikon të dhënat: Covid-19 me shumë gjasa doli nga një laborator në Wuhan

CIA ofroi dje një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të Covid-19, duke thënë se koronavirusi ka “më shumë gjasa” të ketë rrjedhur...

Situatë kritike me virozat, rritet numri i pacientëve në Berat, Fier dhe Mallakastër

Situata e virozave këtë dimër është kritike, me një rritje të rasteve dhe fluks të shtuar pacientësh, veçanërisht në qarkun e Beratit, ku janë...

Lajme të tjera

Web TV