S’ka më fundjava plazhi, mot i paqëndrueshëm me erë dhe dallgë në bregdet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një vere të gjatë, me sezonin e plazhit që vazhdoi deri në fund të tetorit, kjo fundjavë solli vjeshtën në të gjithë vendin.

Erë e fortë dhe reshje të dendura shiu kanë mbizotëruar në qytetin bregdetar të Durrësit. Ndërsa këtë të diel paradite, shiu ka ndaluar, por era vazhdon me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar dallgë në det. Për pasojë, ndryshe nga çdo fundjavë tjetër, të paktë janë ata që kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar këtë të diel.

Moti i keq do vijojë të mbizotërojë në gjithë vendit, teksa deri më tani ka shkaktuar edhe probleme, si bllokime rrugësh, përmbytje e rrëshqitje dheu në disa akse rrugore.

Raportohet se në rrugën e re të Dibrës, niveli i ujit u shfaq i lartë ndërsa nuk kanë munguar rrëshqitjet e dherave. Në Kolonjë po ashtu ka vërshim të ujit në rrugët e qytetit. Dalja nga shtrati i përrenjve ka shkaktuar edhe përmbytje të tokave. Në qarkun e Korçës problem mbetet furnizimi me energji elektrike ku problemet më të mëdha kanë qenë në fshatrat e Ersekës dhe të Pogradecit si dhe në 13 fshatra të Maliqit.

Në qarkun Fier gjatë natës ka patur reshje të dendura shiu. Rënie të drurëve janë shënuar në Parkun Divjake – Karavasta, duke shkaktuar edhe bllokim të rrugëve. Lumi Seman, Shkumbini dhe Vjosa kanë rritje të sasisë së prurjeve por aktualisht janë brenda shtratit.

Qarku Kukës vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe shoqëruar me erë. Për shkak të stuhisë, ka patur rënie inertesh, rrëshqitje dherash dhe bllokime të tumbinave në disa segmente rruge. Bëhet e ditur se rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm.

Lexo edhe :  Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata

Në Elbasan nuk ka përmbytje në rrugë por në disa akse ka rënie të dherave dhe gurësh. Fenomeni u regjistrua në Elbasan-Qafë Thanë, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Sterbleve por edhe në rrugët e disa fshatrave.

Pas Tiranës, Durrësi ka qenë më i prekuri nga niveli i lartë i shirave. Gjithsesi qetësimi gjatë natës ka sjellë kapërcimin e rrezikut të daljes së lumenjve nga shtrati, ndërsa puna ka vijuar në pastrimin e rrugëve.

Të tre segmentet e bllokuara nga shembjet e dheut në rrugën e Thethit në Shkodër u zhbllokuan këtë mëngjes. Edhe në Lezhe nuk regjistrohet emergjencë./   S.M

Të fundit

Mandarinat e rrezikshme, Ministria e Bujqësisë njoftim të rëndësishëm për konsumatorët

Ministria e Bujqësisë ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me ngarkesat me mandarina nga Shqipëria që nuk janë pranuar...

Rihapet “Fontana dei Trevi”, por me rregulla të reja për turistët

Më në fund turistët do të kenë mundësinë të vizitojnë shatërvanin e Trevit në Romë, pas restaurimit që zgjati 3 muaj dhe që mbylli...

Gruaja e Bashar al-Assad e pakënaqur me jetën në Moskë, i kërkon divorcin ish presidentit

Asma al-Assad, gruaja e presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad, ka bërë kërkesë për divorc dhe ka shprehur dëshirën e saj për t’u kthyer...

“Sunday Times”: 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri

Plazhe që rivalizojnë vendet fqinje, alpe, lumenj të egër dhe një kryeqytet të gjallë dhe artistik që do t’ju lënë pa frymë në vizitën...

Reshje të dendura dëbore në Bogë-Qafe Thorë/ Trashësia e borës 60 cm

Teksa qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive shiu, në lartësitë mbi 800 m janë rikthyer reshjet e dëborës. Mjetet vijojnë pastrimin dhe kriposjen...

Lajme të tjera

Web TV