Njihuni me 20 vendet që nuk janë goditur akoma nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi, i cili mendohet se e ka origjinën në Kinë, është përhapur në të gjitha kontinentet përveç Antarktidës, por ka ende vende ku nuk është raportuar për të prekur.

Nga 195 vendet e njohura nga Kombet e Bashkuara, vetëm 20 deri më tani nuk kanë raportuar infeksione të koronavirusit.

Në total, më shumë se gjysmë milion njerëz janë të infektuar në botë, dhe çuditërisht, në vendin më të vogël në botë, Vatikan ka të infektuar katër persona.

Koronavirusi ka mbërritur në të gjitha vendet e Evropës dhe në të dy Amerikat, dhe deri më tani, Afrika dhe Oqeania janë akoma “duke u mbajtur mirë”, në të cilat, tetë vende nuk kanë raste të regjistruara të infeksionit.

Po sipas klix.ba, në Azi, katër vende nuk kanë zyrtarisht ndonjë rast të raportuar me coronavirus, por duke pasur parasysh specifikat e Koresë së Veriut, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Jemenit dhe afërsinë e tyre me qendrat e infeksionit në rajonet e tyre, është e vështirë të pritet që ky informacion të jetë i saktë. Megjithatë, këto janë shtetet ku nuk është raportuar koronavirus:

Afrika: Burundi, Comoros, Malawi, Sao Tome dhe Principe, Sudani i Jugut, Sahara Perëndimore, Lesotho, Sierra Leone

Azia: Koreja e Veriut, Taxhikistani, Turkmenistani, Jemeni

Oqeania: Kiribati, Ishujt Marshall, Micronesia, Samoa, Samoa Amerikane, Ishujt Solomon, Tonga, Vanuatu.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV