4 orë afat/ Izraeli u jep ultimatum banorëve të qytetit të Gazës për t’u larguar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izraeli u dha sot civilëve të qytetit të saporrethuar të Gazës, katër orë afat për t’u larguar, përpara një sulmi të pritshëm me synimin për të asgjësuar islamistët e Hamasit

Përpara luftës, në qytetin e Gazës jetonte një e treta e popullatës prej 2.3 milionë banorësh që ka gjithë enklava.

Të hënën Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se pasi vendi i tij të mposhtë militantët, që e kanë kontrolluar Rripin e Gazës për 16 vitet e fundit, përgjegjësinë për sigurinë e territorit do ta marrë Izraeli, për një periudhë të pacaktuar.

Këto ishin disa nga komentet e para të drejtpërdrejta të zotit Netanyahu mbi planet e Izraelit mbi të ardhmen e Gazës pas luftës.

Lufta filloi më 7 tetor me një sulm të Hamasit, gjatë të cilit u vranë 1,400 izraelitë, kryesisht civilë, si dhe u morrën peng rreth 242 persona.

Nga ai moment Izraeli ka goditur Gazën duke vrarë më shumë se 10 mijë vetë, sipas të dhënave të ofruara nga ministria e Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi.

Po sipas tyre, rreth 40 për qind e të vrarëve, janë fëmijë.

“Ka qenë një muaj masakre, vuajtjesh të pandërprera, gjakderdhjeje, shkatërrimi, zemërimi dhe dëshpërimi”, tha komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volcker Turk, në një deklaratë në fillim të një udhëtimi në rajon, gjatë të cilit ai pritet të vizitojë edhe pikën e kalimit kufitar me Egjiptin, atë të Rafahut.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Gazës 900,000 palestinezë ndodhen ende në pjesën veriore të Gazës, përfshirë qytetin me të njëjtin emër.

Ndërsa operacioni ushtarak i Izraelit është i përqendruar në gjysmën veriore të Gazës, është sulmuar gjithashtu edhe pjesa jugore e rajonit.

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se të paktën 23 persona u vranë të martën në dy sulme të veçanta ajrore izraelite në qytetet jugore të Gazës, Khan Younis dhe Rafah.

Lexo edhe :  Lufta në Gaza/ Hamas refuzon marrëveshjen për planin e armëpushimit!

Gjatë intervistës për televizionin amerikan ABC News zoti Netanyahu tha se Izraeli do të shqyrtonte mundësinë e “pauzave të vogla taktike” gjatë luftimeve, për të mundësuar siç thaai, largimin e pengjeve ose futjen e ndihmave, por hodhi poshtë thirrjet për një armëpushim  /O.S

Të fundit

Nxehet situata, Erdogani akuzon Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e...

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Lajme të tjera

Web TV