Të mobilizuar kundër koronavirusit, njihuni me “ushtrinë” botërore të vullnetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se gjysmë milioni britanikë po shërbejnë si vullnetarë për të ndihmuar Shërbimin Kombëtar Shëndetësor për të përballuar epideminë e koronavirusit.

Po kështu në mbarë botën njerëzit po kontribuojnë për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë, duke ndezur shpresën se shoqëritë mund ta kapërcejnë situatën e vështirë që ka shkaktuar virusi.

Një sallë e madhe në një ekspozitë në Londër, që do të shërbejë si spital për trajtimin e personave të prekur nga koronavirusi është ndërtuar me ndihmën e ushtrisë britanike. Spitali pritet të hapet javën e ardhshme.

Ndërsa vendi përgatitet për t’u përballur me nivelin më të lartë të epidemisë, brenda vetëm 24 orëve, më shumë se gjysmë milioni britanikë u regjistruan për të ndihmuar Shërbimin Kombëtar Shëndetësor. Mes tyre edhe Amirah Gajia, e cila ka mbyllur kafenenë e saj në Londër e po përgatitet të ndihmojë ata që janë në vijën e parë të “frontit”.

“Mendoj se kam parë më të mirën e njerëzimit në këto momente tejet të tmerrshme. Të gjithë përpiqen të mbështesin e ndihmojnë njëri-tjetrin”, thotë ajo.

Kryeministri britanik, i cili është vetë i prekur nga koronavirusi, vlerësoi rolin e vullnetarëve.

“Ata do të çojnë ilaçe nga farmacitë tek pacientët. Do t’i marrin pacientët nga spitalet e t’i çojnë në shtëpi. Ç’ka është më e rëndësishme, ata do të bëjnë telefonata të rregullta për të kontrolluar dhe mbështetur ata njerëz që jetojnë vetëm”.

Qeveria britanike është kritikuar se e vonoi të paktën deri këtë javë, marrjen e një vendimi për një izolim mbarëkombëtar.

“Gjërat e duhura bëhen në kohën e duhur. Çdo vendim lidhet me përpjekjet për të kuptuar gjithashtu se si po zhvillohen teknologjitë e ndryshme, koha që duhet, prodhimi i antiviruseve, vaksinave etj dhe se si mund të vihen në përdorim në mënyrë më efektive sapo të jenë gati. Nuk mendoj se dikush e di përgjigjen e duhur”, thotë Kalipso Chalkidou, Profesore e Shëndetit, në Kolegjin Perandorak të Londrës

Lexo edhe :  Tërmeti i fuqishëm godet vendin, lëshohet paralajmërim për cunami

Derisa të gjendet përgjigja, vullnetarët në të gjithë botën po japin kontributin e tyre. Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tblisi, shoqatat bamirëse po shërbejnë për shpërndarjen e vakteve të ngrohta për njerëzit në nevojë.

Në Nairobi, vullnetarët kontrollojnë të moshuarit dhe përhapin informacione për parandalimin e infeksionit.

Në Poloni, një numër i madh njerëzish janë grupuar në mediat sociale për të ndihmuar me gjithçka, nga blerja e ushqimeve tek kujdesi për qentë.

“E krijova këtë grup për miqtë e mi dhe miqtë e miqve të mi, me shpresën se do të shfaqen gjashtëdhjetë vetë, por u ofruan mbi shtatëmbëdhjetë mijë”, thotë Marta Li, grupi “Duart e dukshme”.

Në Itali, kishat po ndihmojnë për të ushqyer të moshuarit, të sëmurët e njerëzit në nevojë.

“Në një situatë krize si kjo që po jetojmë të gjithë, të varfërit janë ata që vuajnë më shumë”, thotë At Ciro.

Si pasojë e COVID-19 një e katërta e popullsisë së botës është detyruar të izolohet. Në shumë vende, njerëzit kanë dhuruar duartrokitje çdo natë prej verandave e ballkoneve të tyre për punonjësit e shëndetësisë të cilët shërbejnë në ballë të krizës. Me qindra mijëra po japin ndihmën e tyre, një demonstrim force, në një kohë të vështirë.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV