Aktori shpërthen ndaj qeverisë shqiptare: Skandaloze, pabesi e turpshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Gentian Zenelaj ka reaguar lidhur me marrëveshjen e Edi Ramës me Kryeministren e Italisë Georgia Meloni, që Shëngjini të kthehet në një port refugjatësh, duke u shprehur plotësisht kundër.

“A mendohet për ato qindra biznese që jetojnë me turizmin dhe shpresojnë të bëhet me mire. Sigurisht që nuk do bëhet më mire. Sepse vetë siguria e portit dhe prioritetet e tij do transformohen”, shkruan aktori në një postim ne rrjetet sociale.

“Ta kthesh portin e Shengjinit në port emigrantesh në një kohë kur ky port dhe vetë qyteti i Shengjinit ka nevojë të hershme të kthehet në një port i mirefilltë turistik është pabesi e turpshme.

Një qytezë që është përpëlitur që nga viti 1991 me emigrimet masive, me shkatërrimet e 1997 dhe me lënien sistematikisht jashtë vëmendjes së pushtetit qëndror.

3 orë të duhen të mbërrish nga Tirana në Shëngjin në kulmin e sezonit turistik. 3 orë për 60 km rrugë. A mendohet për ato qindra biznese që jetojnë me turizmin dhe shpresojnë të bëhet me mirë. Sigurisht që nuk do bëhet më mirë.

Sepse vetë siguria e portit dhe prioritetet e tij do transformohen. Mjafton të shikosh pamjet nga porte të tilla në Itali dhe Greqi. Skandaloze”, shprehet ai./   S.M

Të fundit

Paratë dhe ushtarët, pse Putin këmbëngul të takohet me Zelenskyn

Analizë e La Stampa Vetëm tre ditë pas samitit në Alaskë, Vladimir Putin u gjend përsëri në pozicion mbrojtës. Ndërsa Zelensky...

Ç’po ndodh me turizmin tonë të verës?

Nga Fatos Çoçoli Vera e këtij viti duhej të ishte një tjetër histori suksesi për turizmin shqiptar. Dhe në fakt, Rinasi zien çdo ditë, hyrjet...

“Berisha të japë dorëheqjen”, avokati: Drejtësia do të jetë efektive për “Partizanin”

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara, foli për çështjen e aferës “Partizani”. Gjatë intervistës ai tha se...

Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe...

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV