“Steka është ngritur lart”/ Minxhozi: Lojërat e familjarëve dhe Berishës do mbarojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Skënder Minxhozi duke folur lidhur me hetimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, tha se kjo ngjarje është një zhvillim historik, duke shtuar se lojërat e familjarëve dhe Berishës do të mbarojnë.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ‘ABC news’, ai shtoi se kjo çështje tregoi se steka e drejtësisë është ngritur lart. Ndërkohë që theksoi se Berishës i mungon mediacioni ndërkombëtar dhe vëmendja e publikut.

Steka është ngritur shumë lart. Hetimin e Berishës duhet ta vendosim në kontekst. Kjo ngjarje edhe me gjithë ngecjet, kontradiktat ligjore apo lojën politike nga mbrapa është një zhvillim historik, ku një ish-kryeministër hetohet zyrtarisht, ndërkohë që në këtë vend kemi parë që ka shkuar deri tek ish-ministra.

Pra steka është ngritur. Lojërat e familjarëve dhe Berishës do të mbarojnë, nuk mund të vazhdosh të fshihesh. Ai që betohej se ishte kundër imuniteteve ai po fshihet pas një imuniteti që nuk i shërben dot. Pasi në substancë do të kalojë.

Vetëm se nuk ka mundur të bindë dikë të vijë në bulevard sepse për dëshirën e tij do t’i kishte bërë nja 10 mitingje deri tani. Ajo që po ndodh me Berishën është një varavingu e 10 burrave.

Është një ngjarje që po konsumohet pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve që më parë ndërhynin për të gjetur kompromis mes palëve dhe tjetra ka indiferencë të publikuar që sheh gjithçka dhe nuk del nga shtëpinë qoftë edhe militantët.

Ky është problemi i madh i Berishës, i mungon mediacioni ndërkombëtar dhe vëmendja e publikut”, tha ai./   S.M

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV