‘Refugjatët’/Spahiu bën parashikimin e frikshëm: Pas 10 vitesh do jetojnë 500.000 të huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë në Euronews Albania ku ka folur rreth marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e emigrantëve.

Ai tha se kampi i Shëngjinit nuk ka për t’u ndërtuar për shkak të politikave të BE-së , por edhe nëse ndërtohet, kjo marrëveshje sipas juristit Spahiu, nuk është një arsye për t’u shqetësuar, pasi ata do monitorohen dhe do izolohen.

Ai tha gjithashtu se pas 10 vitesh në Shqipëri do jetojnë 500.000 të huaj dhe kjo do ndodh pasi është kërkesë e tregut, ndaj ardhja e emigrantëve sipas juristit nuk duhet parë “me sy negativ”.

“Shqipëria ka nevojë të rrisë konkurrencën dhe konkurrenca rritet me një treg të lirë global. Unë vë bast publik se pas 10 vitesh minimumi Shqipëria do ketë 500.000 të huaj që do të punojnë dhe ky është problem tjetër.

Marrëveshja me Italinë është për të sjellë 3000 persona të cilët do të kthehen mbrapsht, ata nuk do lejohen me ligj që të dalin nga kampi”,-tha juristi./   S.M

Të fundit

Zelensky mbledh liderët e ushtrisë: Goditje të thella brenda Rusisë

Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim intensiv me udhëheqjen ushtarake dhe përfaqësuesit e forcave të sigurisë së Ukrainës, ku është...

Cili shtet është prodhuesi më i madh i plastikës në botë?

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike për konsulencë mjedisore, Eunomia,...

“Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025”

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë të ditur se numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një rritje gjatë gjashtëmujorit të parë...

Vlorë, vendoset nën kontroll zjarri i rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave

Vendoset nën kontroll vatra e zjarrit e rënë disa orë më parë në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave, në Vlorë. Kjo falë angazhimit në terren...

Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në akomodime me pagesë, duke e...

Lajme të tjera

Web TV