E pazakontë në Kanada, vjen në jetë foshnja që peshon 8 kilogramë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Një foshnjë e lindur pak ditë më parë në Kanada kishte një ndryshim të rëndësishëm nga të porsalindurit e tjerë: ishte pothuajse dyfishi i mesatares.
Djali i vogël i Britteney Ayres, fëmija i pestë i familjes me emrin Sonny, në ditën e parë të jetës së tij ishte 55 cm i gjatë dhe peshonte afër 8 kg.
Jo çuditërisht, ai ka lindur me prerje cezariane. Ai theu kështu rekordin e 13 viteve të fundit në maternitetin në Ontario, ku erdhi në botën e jashtme.

Familja ka tre djem, 6, 5 dhe 3 vjeç, dhe një vajzë, 1 vjeç, të cilët gjithashtu kanë lindur të mëdhenj (djali dhe vajza më e vogël, gati 7 kilogramë), megjithëse jo aq sa vëllai i tyre.

Gjinekologu i familjes, Dr. Asa Ahimbisibwe, u tha gazetarëve se ata prisnin që Sonny të lindte i madh, “por jo aq i madh. Kur e vendosëm në peshore ishim të sigurt”, tha doktori, duke shtuar se kur e panë peshën e tij, mjekët dhe mamitë filluan të brohoritnin.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pesha mesatare e një djali të porsalindur është rreth 3.5 paund, ndërsa foshnjat më të mëdha zakonisht nuk i kalojnë 4.5 kg.

Sipas Librit të Rekordeve Guinness, në vitin 1879 lindi foshnja më e rëndë në histori, me peshë 11 kilogramë, por ai vdiq 11 orë pas lindjes. /   S.M

Të fundit

1918 – Fundoset Carpathia, anija që sfidoi fatin dhe shpëtoi Titanikun

Ishte një emër që dikur shkëlqeu mes errësirës së Atlantikut – RMS Carpathia, anija që mëngjesin e akullt të...

Reshje të dendura ‘mbërthejnë’ vendin, raportohen për viktima

Të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe 290 të tjerë janë plagosur brenda 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme...

Pensionet e reja, përcaktohen koeficientët e indeksimit/ Kategoritë që përfitojnë

Qeveria ka miratuar vendimin, që përcakton koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, dhe që...

Kosova “shpëton” eksportet shqiptare, rriten 2.1% për 6-mujorin

Eksportet janë rritur lehtë në qershor për të dytin muaj radhazi. Ecuria e qershorit është ndikuar nga rritja e fortë e eksporteve të lëndëve...

Sfidë për Kinën: Pentagoni investon në prodhimin e mineraleve të rralla në SHBA

Departamenti amerikan i Mbrojtjes, Pentagoni, ka ndërmarrë një hap të pazakontë duke u bërë bashkëpronar i një kompanie minerare që merret me nxjerrjen e...

Lajme të tjera

Web TV